Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vlerësime të shumta për FHK-në për organizimin shembullor të Evropianit U19

Federata e Hendbollit e Kosovës po merr vlerësime e falënderime të shumta lidhur me organizimin e Kampionatit Evropian U19 për hendbolliste (B).
Të hënën përmes një emaili, FHK-në e ka falënderuar Federata e Hendbollit e Sllovakisë.
“Më lejoni t’u falënderoj për pritjen shumë të ngrohtë të ekipit sllovak dhe delegacionit tonë gjatë Evropianit U19. Jemi ndier në shtëpi gjatë kampionatit. I gjithë ekipi organizativ ka punuar profesionalisht”, shkruan ndër të tjera në letrën e federatës sllovake.
Edhe delegacionet tjera kanë vlerësuar në superlativ organizimin dhe rrjedhën e Evropianit për hendbollistet e reja. Të gjitha delegacionet janë larguar nga Kosova duke falënderuar FHK-në për pritjen dhe organizimin e gjithmbarshëm.
Në darkën solemne pas Evropianit, përfaqësuesi i EHF-së, Pedro Sequeira ka thënë se FHK-ja është e gatshme të organizojë ngjarje edhe më të mëdha. Ai ka thënë se të gjithë njerëzit në Kosovë ishin të afërt dhe përkrahës. Ai ka falënderuar sidomos presidentin e FHK-së, Eugen Saraçini për organizimin shembullor të ngjarjes së rëndësishme.
Evropiani U19 përfundoi të dielën, ndërsa titullin e fitoi Italia.