Vushtrria e Ferizaj shpresojnë të barazojnë rezultatin në gjysmëfinale të plejofit

Të shtunën janë ndeshjet e dyta në serinë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (vajzat).
Ndeshjet e para janë luajtur në mesjavë, kurse janë fituar nga Istogu e Prishtina. Këtyre dy skuadrave u mjafton nga një barazim në ndeshjet e dyta për të kaluar në finale të madhe.
Por plane tjera kanë Vushtrria e Ferizaj.
Kampionia aktuale, Vushtrria, të shtunën prej orës 17:30 takohet me Istogun, që nuk di për humbje këtë edicion. Vushtrria llogarit në përkrahje të shikuesve në tentim për të barazuar rezultatin në 1:1 dhe për të siguruar ndeshjen e tretë që do të luhej në Istog.
Ndërkohë Ferizaj pret të shfaq dukshëm më tepër se në ndeshjen e parë ndaj Prishtinës. Ndeshja Ferizaj – Prishtina luhet po ashtu të shtunën nga ora 17:30. Në “Bill Clinton” pritet ndeshje e bukur dhe me rivalitet, njëjtë si në Vushtrri.

Lajme tjera