Vushtrria e Istogu do të përballen mes vete në raundin e dytë të Kupës Evropiane (European Cup) në konkurrencë të femrave. Kështu është vendosur me shortin e tërhequr të martën në Vjenë të Austrisë.
Vushtrria do të jetë vendase në ndeshjen e parë, ndërsa Istogu në ndeshjen e dytë. Është hera e parë që dy skuadra kosovare përballen mes vete në gara evropiane.
EHF-ja pas situatës së krijuar me COVID-19, ka bërë të mundur që edhe skuadrat nga i njëjti vend të luajnë mes vete. Ndeshjet luhen në tetor.