Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vushtrria e Istogu përballen në Kupën Evropiane

Lojtaret e Vushtrrise gjate nje ndeshje hendbolli

Vushtrria e Istogu do të përballen mes vete në raundin e dytë të Kupës Evropiane (European Cup) në konkurrencë të femrave. Kështu është vendosur me shortin e tërhequr të martën në Vjenë të Austrisë.

Vushtrria do të jetë vendase në ndeshjen e parë, ndërsa Istogu në ndeshjen e dytë. Është hera e parë që dy skuadra kosovare përballen mes vete në gara evropiane.

EHF-ja pas situatës së krijuar me COVID-19, ka bërë të mundur që edhe skuadrat nga i njëjti vend të luajnë mes vete. Ndeshjet luhen në tetor.

Lajme tjera