Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vushtrria e motivuar për ndeshje të fortë

Në foto shihen lojtaret e klubit të 'Vushtrrisë' bashkë me trajnerët e tyre.

Vushtrria ka nisur javën e kaluar përgatitjet për derbin me Istogun, që zhvillohet të shtunën nga ora 17:30.

Ndeshja që luhet në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri, i takon xhiros së 12-të të Superligës së hendbollisteve. Istogu e Vushtrria janë në mesin e katër skuadrave që luftojnë për titull të kampionit këtë edicion.

Për derbin e parë të vitit, Vushtrria llogarit në përkrahje të madhe nga shikuesit.”Në parket do të jetë lojë e fortë, ndërsa në tribuna do të dëgjohen vetëm tifozët më të mirë, ‘Forca'”, ka thënë trajneri i Vushtrrisë, Arben Parduzi.

“Prej javës së kaluar jemi duke u përgatitur për derbin që na pret të shtunën me Istogun. Istogu ka ekip cilësor me lojtare nga jashtë dhe e dimë që do të jetë lojë e fortë. Por vajzat janë shumë të motivuara dhe me padurim po e presin përballjen e së shtunës. Besojmë që do të jetë një atmosferë shumë e mirë nga tifozët tanë. Ne do të japim maksimumin që të dalim fitues. Bëjë thirrje për të gjithë qytetarët vushtrrias që të vijnë në palestër dhe të na përkrahin. Nuk do t’iu zhgënjejmë”, ka përfunduar Parduzi.