Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vushtrria e Prizreni përballen sot

Vushtrria – Prizreni është ndeshja e parë e javës së 21-të në Superligën B të hendbollistëve. Ky takim luhet sot nga ora 19:30 në palestrën “Jeton Tërstena -Tota”. Vushtrria është e dyta me 14 pikë, derisa Prizreni renditet i fundit (4) me 3 pikë.
14 pikë i ka edhe Llapi në vend të tretë. Udhëheq Zhegra me 19 pikë. Ndeshja Llapi – Zhegra është të shtunën nga ora 19:00.
Në Superligën A luhet java e 23-të. Të shtunën nga ora 19:00 janë ndeshjet Kastrioti – Prishtina e Drenica – Besa Famgas. Trepça e Vëllaznimi luajnë të dielën nga ora 15:00.
Në tabelë udhëheq Besa Famgas e përcjellë nga Prishtina, Kastrioti, Trepça, Vëllaznimi e Drenica.
Luhen edhe ndeshjet e Ligës së Parë në fundjavë.
Te meshkujt është xhiroja e 13-të: Rahoveci – Deçani, Drita – Ulpiana, Lepenci – Samadrexha, Dukagjini – Istogu, Vjosa – KEK-u.
Te hendbollistet zhvillohet xhiroja e 11-të: Trepça – Deçani, Ulpiana – CLICK, Prizreni – Llapusha.

Lajme tjera