Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vushtrria e Shqiponja për kryendeshjen e javës

Në Vushtrri zhvillohet një derbi tjetër në Superligën e hendbollisteve. Në kuadër të javës së 17-të kampionale, Vushtrria takohet me Shqiponjën e Gjakovës, të shtunën nga ora 19:00. Vushtrria është e dyta me 27 pikë, ndërsa Shqiponja e treta me 23 pikë. Dy skuadrat kanë synimet e veta dhe pritet një ndeshje interesante e poashtu numër i madh shikuesish.

Të shtunën janë edhe ndeshjet Prishtina – Drita (17:00) e Jusuf Gërvalla – Vjosa (15:00). Të dielen janë dy takimet tjera: Kastrioti – Vëllaznimi (17:00), Istogu – Samadrexha (16:00).

Në Ligën e Parë të hendbollisteve të dielen luhen ndeshjet e javës së 17-të: KEK-u – Ferizaj (11:00), CLICK – Llapusha (14:30), Prizreni – Dukagjini (16:00). Ulpiana – Trepça është ndeshje tjetër e kësaj jave.