Vushtrria fitoi derbin dramatik në sallën e mbushur me shikues

E mbushur me shikues ishte palestra “Jeton Tërstena – Tota” për derbin e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) në mes të Vushtrrisë dhe Istogut. Shikuesit kanë mundur të shohin një lojë të fortë e dramatike, ndërsa në fund edhe kanë festuar fitoren e skuadrës vendase.

Vushtrria fitoi me rezultatin e ngushtë, 21:20, për të bërë edhe më të fortë garën për titull të kampionit të Kosovës.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 11:10 për Istogun. Vushtrria krijoi epërsi 5:1 në fillim të ndeshjes, por istogaset u kthyen në lojë. Vetëm në fund të pjesës së parë Istogu kaloi në epërsi 11:10, pasi vushtrriaset ishin vazhdimisht në epërsi.

Në pjesën e dytë Istogu krijoi epërsi deri në tri gola, ndërsa Vushtrria kaloi në avantazh në minutën e 47-të. Epërsia e Vushtrrisë më pas shkoi deri në tri gola (20:17), ndërsa Istogu u afrua në 20:19. Vushtrria shënoi për 21:19, kurse në fund shënoi Istogu për 21:20.

B. Rama realizoi plot 13 gola për Vushtrrinë. Te Istogu më efikasja ishte A. Rugova me 6 gola. Istogu ka rënë në pozitën e dytë me 20 pikë. Ferizaj tani është i pari me 22 pikë. Vushtrria është e treta me 18 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur.

Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje të javës së 12-të.

Vushtrria – Istogu 21:20 (10:11)

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Vokshi, Avdiu 1, Rama 13, Zymberi 3, Preniqi, Paci, Ramabaj 1, Rrahmani, R. Gubetini, Kasumi 1, Tahiri 1.

Istogu: MIlatoviq 3, Shehdadi, Rugova 6, Berisha, Rexhaj, Fejzaj, Ferataj 4, Hetemi 2, Venetski 4, Gashi, Ujkiq 1, Ahmetxhekaj, Halitaj, Shatri.

Ferizaj – Drita 31:22 (14:14)

Ferizaj: Rogova, Sylejmani 8, Qerkini 3, Gashi 8, Thaqi 1, Misini, Salihu 8, Haliti 1, Rexhepi 1, Ibrahimi 1.

Drita: Hyseni 2, Baftjari 9, Reqani 3, Arifi 3, Pajaziti 1, Jashari 2, Mustafa 2, Canaj.

Shqiponja – Samadrexha 33:18 (16:11)

Shqiponja: F. Ferizaj, Arapi, Dobrunaj 5, Goqaj 1, Zogaj 1, Nivokazi 10, Juniku 2, Ferizaj, Goqi 8, E. Ferizaj 3, Nuza 2.

Samadrexha: A. Maloku, El. Basholli, Rr. Basholli, D. Basholli 2, R. Maloku 5, Ar. Maloku 7, Gr. Basholli 3, A. Sadiku 4, Mehmeti 1, M. Sadiku.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova