Vushtrria fiton derbin dramatik

Hendbollistet e Vushtrrisë e kanë fituar derbin e javës së tretë në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vushtrria fitoi ndaj Istogut vendas me dy gola dallim, përkatësisht me rezultatin 28:26. Ishte një ndeshje cilësore dhe dramatike që u vendos vetëm në minutat e fundit.

Istogu e fitoi pjesën e parë me rezultat 15:14, ndërsa gjatë 30 minutave të parë kishte epërsi deri në katër gola (13:9). Në pjesën e dytë istogaset thuajse vazhdimisht kalonin në epërsi prej një goli, por vushtrriaset nuk dorëzoheshin dhe barazonin rezultatin. Në minutën e 47-të Istogu kishte epërsi prej tri gola, 25:22, por lojtaret e Vushtrrisë më pas shënuan tri herë dhe barazuan rezultatin në 25:25 në minutën e 51-të. Prap Istogu kaloi në epërsi 26:25, ndërsa më pas rezultati u barazua në 26:26 në minutën e 56-të. Më lojtaret e Istogut nuk realizuan gola, ndërsa lojtaret e Vushtrrisë shënuan edhe dy herë për të fituar sfidën me rezultat 28:26. B. Rama e Z. Zymberi shënuan dy golat e fundit. Rama ishte bindshëm më efikasja te Vushtrria me 12 gola. Istogun e udhëhoqi E. Kameri me nëntë gola.

Për Vushtrrinë ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje ndërsa Istogu pësoi disfatën e parë.
Të shtunën u zhvillua edhe ndeshja në mes të Vjosës dhe Shqiponjës. Fitore të thellë me rezultat 40:11 shënoi skuadra gjakovare, Shqiponja, që është edhe kampione aktuale. Shqiponja tashmë i ka tri fitore.

Istogu – Vushtrria 26:28 (15:14)

Istogu: Avdylaj, Shehdadi, Kameri 9, Shatri, Venetsky 3, F. Rexhaj, Halitaj, V. Rexhaj, Ferataj 3, Krasniqi 2, Ahmetxhekaj, Ujkiq 5, Rugova 4.

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Avdiu 4, Rama 12, Zymberi 1, Preniqi, Mehmeti, A. Kelmendi 5, Rrahmani, Selaci, Kosumi 3, Tahiri 3.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Agron Shabani, ka publikuar të hënën …

Kapiteni Valon Dedaj është i motivuar për ta udhëhequr lojën e Kombëtares së Kosovës në …

Shqiponja e Gjakovës e organizon edhe këtë vit turneun tradicional për hendbolliste. Në kuadër të …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. …

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës së …

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Agron Shabani, ka publikuar të hënën listën për ndeshjet kualifikuese …

Kapiteni Valon Dedaj është i motivuar për ta udhëhequr lojën e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e së mërkurës …

Shqiponja e Gjakovës e organizon edhe këtë vit turneun tradicional për hendbolliste. Në kuadër të festave të marsit, Shqiponja …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. Hendbollistët tanë kanë zhvilluar …

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ashtu si pritej, Prishtina …

Me vetëm një gol dallim ka përfunduar ndeshja e javës së 20-të të Superligës B në mes të Zhegrës …

Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e javës së 20-të të …

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së 16-të të Superligës së …