Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vushtrria fiton ndeshjen shumë dramatike, kualifikohet në finale

Gentiana Basholli ka shkëlqyer për ta dërguar Vushtrrinë në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Vushtrria vetëm pas dy vazhdimeve nga pesë minuta e mposhti Ferizajn me rezultat 29:28. Dhe golin e fitores e shënoi Basholli në sekondat e fundit.
Basholli i realizoi 12 gola, duke qenë e pandalshme për lojtaret ferizajase.
Ndeshja u luajt të martën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Ishte shumë dramatike, ndërsa nuk përfundoi pas 60 minutave lojë. Te Vushtrria u dallua edhe portierja Arjeta Maloku me shumë pritje. Burneta Rama i shënoi pesë gola, ndërsa nga katër i kishin Donita Kasumi e Agnesa Hysa.
Albulena Kelmendi i shënoi gjashtë gola për Ferizajn. Nga pesë i kishin Meri Koneski, Albulena BAsha e Simone Keita.
Vushtrria e fitoi gjysmëfinalen me rezultatin 2:1. Ndeshjen e parë në Ferizaj e kishte fituar skuadra vendase. Më pas Vushtrria fitoi në palestrën e saj dhe finalen e siguroi të martën.
Në finale të plejofit Vushtrria takohet me Istogun. Ndeshja e parë është të premten mbrëma në Istog.

Lajme tjera