Vushtrria fiton në Gjilan

Vushtrria e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të premten mbrëma në palestrën në Gjilan, Vushtrria fitoi me 11 gola dallim ndaj Dritës (36:25). Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 14:11 në të mirë të vushtrriasve. Për Dritën ishte humbja e dytë rresht në pjesën e dytë të kampionatit, ndërsa Vushtrria arriti fitoren e parë. Javën e kaluar Drita pësoi nga Zhegra ndërsa Vushtrria nga Prishtina. Drita mbetet e treta me 20 pikë kurse Vushtrria është e shtata me 13 pikë.

G. Veliu shënoi shtatë gola për Dritën, ndërsa te Vushtrria më efikasi ishte M. Jashari me 10 gola.

Java e 16-të vazhdon të shtunën me dy ndeshje, njëra prej të cilave është derbi i stinorit. Bëhet fjalë për ndeshjen Prishtina – Besa FamGas që nis në ora 19:00.

Drita – Vushtrria 25:36 (11:14)

Drita: Bunjaku, Huruglica 4, Selmani 1, Sylejmani, Er. Huruglica 3, Murtezi 5, Mustafi 2, Mehmeti 3, Veliu 7, Ajvazi.

Vushtrria: Pllana, Gubetini 6, Jashari 10, Karaqa 7, A. Musa 1, Meholli, F. Musa 2, Ademi, Hyseni 2, Shabani 8.

Lajme tjera