Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vushtrria fiton në Rahovec dhe siguron pozitën e tretë për plejof

Vushtrria e ka siguruar pozitën e tretë për plejofin në Superligën e Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma, Vushtrria fitoi derbin e xhiros së 27-të ( të parafundit) në Superligën A. E mposhti Rahovecin në palestrën “Mizahir Isma” me rezultat 31:27.
Vushtrria është e treta me 29 pikë dhe në gjysmëfinale të plejofit do të luaj me Trepçën e vendit të dytë. Rahoveci mbetet i katërti me 25 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vendin e pestë. Pozita e katërt do të caktohet në xhiron e fundit.
Në fillim të ndeshjes Rahoveci ishte në epërsi prej një goli, ndërsa Vushtrria barazonte. Më pas Vushtrria u shkëput në 9:6, por Rahoveci barazoi 9:9. Prapë Vushtrria ishte para në rezultat dhe në pushim shkoi me epërsi.
Në minutën e 37-të mysafirët u shkëputën në 23:17. Rahoveci u afrua në 24:23 (47’), por Vushtrria bëri shkëputje të re me 29:25. Dhe e mbajti më pas epërsinë deri në fund.
Halim Miftari u dallua me 9 gola te Vushtrria, ndërsa shatë i shënoi Bozhidar Nikoçeviq. Nga pesë gola i shënuan Felippe Teixeira dhe Nemanja Drakuloviq.
Nga pesë gola për Rahovecin i shënuan Marley Wallace, Adonit Isufi e Matheus Henrique.