Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vushtrria kthehet në vend të dytë

Vushtrria ka fituar të dielen ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla dhe kështu është kthyer në vendin e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Vushtrria e fitoi me rezultat 28:17 ndeshjen e javës së 13-të të luajtur në Deçan. Vushtrria i ka 22 pikë në vend të dytë, ndërsa udhëheq Istogu me 24 pikë. Shqiponja renditet e treta me 21 pikë. Jusuf Gërvalla mbanë vendin e tetë me 6 pikë.

Po të dielen Kastrioti humbi në shtëpi nga Drita me rezultat 27:22, njëjtë si Vjosa nga Vëllaznimi. Ekipi gjakovar ka fituar ndaj Vjosës me rezultat 26:20.

Jusuf Gërvalla – Vushtrria 17:28 (11:16)

Jusuf Gërvalla: Haxhosaj, Shala 6, Gecaj 3, A. Shala, Berisha, N. Qekaj 2, Qufaj 2, Tolaj 1, Qekaj, Imeraj 2.

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Avdiu 4, Zymberi 2, Preniqi 2, Paci 6, A. Kelmendi 3, Rrahmani 2, Rr. Gubetini 1, Kasumi 3, Sfarqa, Tahiri 3.

Kastrioti – Drita 22:27 (12:21)

Kastrioti: Salihu 4, Gurgurovci 10, Hyseni, Beqiri 3, Hoxha 1, Shabani, Stagova 1, Krasniqi 3, Maksuti.

Drita: Kqiku, Pajaziti 7, Daku, Huruglica, E. Kqiku 2, Ramabaja 2, arifi, Krasniqi 3, Rudhani 2, Vokshi 7, Rexhepi 5, A. Daku.