Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vushtrria pa telashe ndaj fqinjeve nga Samadrexha

Vushtrria e ka fituar ndeshjen e parë të javës së 17-të të Superligës së hendbollisteve. Të premten, Vushtrria në palestrën e saj e mposhti rivalen fqinje, Samadrexhën, me rezultat 36:23.
Pjesa e parë ishte më e barabartë, përfundoi 14:11. Luljeta Sopjani me 7 dhe Zade Zymberi, Kosovare Avdiu e Lorena Matarova me nga 6 gola ishin më efikaset te Vushtrria. Gentiana Basholli i shënoi 13 gola për Samadrexhën.
Vushtrria është e dyta me 30 pikë kurse Samadrexha mbetet e shtata me 12 pikë.