Vushtrria pa telashe në kryeqytet, Kastrioti fiton në Gjakovë

Vushtrria e ka fituar derbin e javës së tetë në Superligën e hendbollisteve. Të dielën në kryeqytet, Vushtrria fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 24:16.
Rina Gubetini i shënoi 10 gola për Vushtrrinë. Donita Kasumi i shënoi gjashtë gola, ndërsa nga katër i kishin Agnesa Hysa e Burneta Rama.
Te Prishtina më efikasja ishte Shkurte Mehmeti me tetë gola. Tri gola i shënoi Ardiana Prapashtica, ndërsa nga dy i shënuan Alma Nivokazi e Melike Ipçi.
Fitore të rëndësishme shënoi edhe Kastrioti. Skuadra ferizajase në Gjakovë e mposhti Shqiponjën me rezultat 33:30.
Puhiza Gashi i shënoi 13 gola për Kastriotin, kurse dhjetë i kishte Lorena Matarova. Te Shqiponja u dallua Agoneta Goqi me 14 gola. Nëntë i shënoi Diellza Nuza.
Kampioni dhe lideri, Istogu, ka fituar pa telashe ndaj Jusuf Gërvallës në Deçan, 28:21. Si mysafire fitoi edhe Samadrexha ndaj Dukagjinit në Klinë, 44:40.

Lajme tjera