Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vushtrria pa telashe në përballjen lokale

Vushtrria nuk ka pasur telashe për ta fituar përballjen lokale me Samadrexhën. Kampionia në fuqi (femrat), fitoi të dielën në Samadrexhë me rezultat 44:23.

Ndeshja i takoi javës së 13-të të Superligës së hendbollisteve.

Gentiana Basholli ka shënuar 10 gola për Vushtrrinë. Nga 8 i kishin Luljeta Sopjani e Lorena Matarova. 12 gola për Samadrexhën i shënoi Donjeta Mehmeti.
Vushtrria tani i ka 22 pikë, katër më pak se lideri, Istogu. Samadrexha mbetet me 7 pikë.

Fitore bindëse ka shënuar edhe Vëllaznimi që e mposhti Dritën me rezultat 40:21. Skuadra tjetër gjakovare, Shqiponja, fitoi ndaj Ulpianës me 32:26. Ferizaj e mposhti Jusuf Gërvallën me 40:32.

Lajme tjera