Vushtrriaset vazhdojnë me fitore

Vushtrria nuk ka hasur në telashe për të fituar edhe ndeshjen e shtatë rresht në Superligën e Kosovës për hendbolliste. Të shtunën në Vushtrri skuadra vushtrriase fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 31:23. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:12 në të mirë të vendaseve, që nuk lejuan befasi.

Vushtrria udhëheq në tabelë me 14 pikë e përcellur nga Istogu me 12. Vushtrria është e vetmja skuadër pa humbje deri më tani. Prishtina mbetet e katërta me 9 pikë. A. Kelmendi me 13 gola udhëhoqi Vushtrrinë drejt fitores. D. Kasumi shënoi gjashtë gola. Te Prishtina u dallua Q. Berisha me 10 gola.

Fitore dukshëm më të thellë ka shënuar Istogu ndaj Vjosës, me rezultat 48:15. Për Istogun ishte fitorja e gjashtë. Vjosa është në pritje të pikës së parë të edicionit. Dy pikët e para i fitoi skuadra Jusuf Gërvalla që fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 30:22.

Vushtrria – Prishtina 31:23 (20:12)

Vushtrria: N. Kelmendi, Gubetini, Avdiu 2, Rama, Zymberi 4, Preniqi 1, Mehmeti, A. Kelmendi 13, Rrahmani 3, Selaci, Kasumi 6, Tahiri 1.

Prishtina: Uka, A. Krasniqi, B. Krasniqi 1, Sefedini 1, Prelvukaj 2, Mekolli 3, Berisha 10, Hashani, Stagova 3, Sopjani 1, Matarova, Zeqiri, Llapashtica, Fazlija 2.

Istogu – Vjosa 48:15 (24:10)

Istogu: Ahmetgjekaj, Ujkiq 9, Kameri 8, Shatri, Avdylaj, Rugova 6, Venetski 5, F. Rexhaj 1, Halitaj 2, V. Rexhaj, Ferataj 6, Krasniqi 9, Berisha 2, Shehdadi.

Vjosa: Mehmeti, Rama 1, Imeri 6, Hasani 3, Imeri, Hoxha, Hasani, B. Mehmeti 4, Shabani 2.

Jusuf Gërvalla – Vëllaznimi 30:22 (15:12)

Jusuf Gërvalla : Haxhosaj, Shala 17, Qufaj 7, Qekaj, Berisha 3, Tolaj 1, Gecaj 1, Imeraj 1, Shala.

Vëllaznimi: Mullakadrija, Hana, Daija, Grezda, Radoniqi 16, Kastrati 2, Bytyqi, Zhubi 2, Bordoniqi 2, Haxhia.

Lajme tjera