Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Xhiroja e gjashtë nis sot, derbi luhet nesër në Gjilan

Me ndeshjen në mes të Kastriotit e Vushtrisë fillon xhiroja e gjashtë në Superligën për hendbollistë. Kjo ndeshje luhet të premten (sot) nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Kastrioti llogaritet favorit pasi i ka fituar pesë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 10 pikë. Vushtrria është e gjashta me tri pikë.

Ndeshja në Ferizaj i lë vend tri takimeve tjera që luhen të shtunën. Kryendeshja e xhiros luhet në Gjilan në mes të Dritës dhe kampionit, Besa Famgas. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 18:30. Drita ka treguar formë të lartë dhe i ka fituar pesë ndeshjet e deritashme. Edhe Besa ka pesë fitore dhe shpresohet në ndeshje cilësore dhe të fortë.

Ndeshjet tjera që luhen të shtunën janë: Prishtina – Zhegra (17:30) dhe Trepça – Drenica (18:00).

Të dielen është vetëm ndeshja në mes të Samadrexhës e Vëllaznimit (18:00) me të cilën edhe përmbyllet java e gjashtë e kampionatit për hendbollistë.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e katërt. Të shtunën janë ndeshjet Llapi – Ulpiana (18:00) dhe Dukagjini – Lepenci (19:30). Ndeshja KEK-u – Deçani luhet të dielen nga ora 15:00.  

Delegimi i personave zyrtar: /uploads/Delegimi i personve zyrtar .pdf