Tri prej lojtareve kryesore të Kombëtares së Kosovës në hendboll, Marigona e Arlinda Hajdari si dhe Mirela Gjikokaj, kanë qëndruar të enjten për vizitë në kampin veror të FHK-së që po mbahet në Gjakovë. Mirela, Arlinda e Marigona ishin të shoqëruara nga selektori Agron Shabani.
Selektori Shabani dhe yjet e Kosovës kanë parë nga afër punën që po bëhet në kamp, ndërsa edhe kanë demonstruar për kampistet.
Përgjegjësit e kampit i kanë njoftuar tri lojtaret tona dhe selektorin për punën që po bëhet dhe për përkushtimin e vajzave dhe djemve për të rritur nivelin e tyre. Bashkëbisedimi me tri lojtaret që bëjnë karrierë në Danimarkë e Norvegji, natyrisht se do të jetë përvojë shumë e vlefshme për njomaket tona.
FHK-ja i falënderon tri lojtaret dhe selektorin Shabani për pasurimin e kampit në Gjakovë.