Me vetëm një gol dallim ka përfunduar ndeshja e javës së 20-të të Superligës B në mes të Zhegrës dhe Vushtrrisë. Zhegrasit të dielën në Gjilan fituan me rezultat 27:26. Ndeshja ishte e barabartë nga fillimi e deri në fund.
Ndeshjen më mirë e hapi Zhegra që kishte një gol epërsi. Por më pas Vushtrria kaloi në avantazh deri në 3 gola (10:7). Pjesa e parë përfundoi 12:11 për Zhegrën. Ndeshje e barabartë vazhdoj edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 50-të vushtrriasit kishin avantazh prej tri golave, 24:21. Vetëm në minutën e 58-të Zhegra barazoi rezultatin në 26:26. Në fund shënoi për fitoren 27:26.
Alban Haziri shënoi 10 gola për Zhegrën, ndërsa Gëzim Misini i kishte 6 gola. Te Vushtrria, Fuad Jashari shënoi 9 gola, kurse 6 i kishte Armend Karaqa.
Zhegra udhëheq me 19 pikë. Vushtrria është e dyta me 14 pikë.