Zhegra i merr pikë Prishtinës, Drenica fiton në “Minatori”

Zhegra e ka ndalur në barazim skuadrën e Prishtinës, të shtunën në Gjilan në javën e 13-të të Superligës së hendbollistëve. Ndeshja u mbyll me rezultat 27:27.

Për Zhegrën është kjo pikë e madhe, ndërsa me këtë barazim është vazhduar me rezultate të papritura në Superligë. Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë dhe përfundoi 12:12. Në fillim të pjesës së dytë Prishtina u shkëput deri në 4 gola, por zhegrasit nuk u ndalën dhe në minutën e 52-të kaluan në epërsi, 23:22. Më pas u zhvillua lojë e barabartë dhe në fund rezultati ishte 27:27.

A. Haziri ishte më efikasi te Zhegra me 9 gola kurse nga 6 i realizuan Ad. Isufi e A. Aliu. Te Prishtina 10 gola i shënoi O. Beshiri. Zhegra i ka 13 pikë në vend të pestë kurse Prishtina renditet e dyta me 21 pikë.

Dy pikë në udhëtim i fitoi Drenica, që mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat 28:26. Fituesi i ndeshjes u caktua në pjesën e dytë, pasi e para përfundoi 14:14. Drenica renditet e gjashta me 12 pikë, kurse Trepça mbetet e treta me 15 pikë.

K. Kastrati realizoi 9 gola për Drenicën, ndërsa D. Baliu shënoi 5 gola. 9 gola te Trepça i kishte F. Klinaku, kurse 7 i shënoi S. Maxhera.

Zhegra – Prishtina 27:27 (12:12)

Zhegra: Kurexhaj, Ibrahimi, L. Haziri, F. Isufi, Ag. Isufi 1, Ad. Isufi 6, Aliu 6, E. Isufi, Murseli, Shaqiri 5, Haziri 9, Agushi.

Prishtina: Bajqinovci 4, Agushi, Kuleta, Quni, Visoka 1, Ramadani, Gjuka 3, Shabani 4, Abazi 2, Syla 3, Ademi, Beqiraj, Beshiri 10.

Trepça – Drenica 26:28 (14:14)

Trepça: Buqinca, Terziqi, R. Shabani 3, K. Terziqi, Abrashi, Klinaku 9, Abazgjiku 1, Fejzullahu, Maxhera 7, A. Shabani 5, Sejdijaj, Parduzi, Voca, Cimili 1.

Drenica: Muqolli, Lladrovci, Geci, Dubovci 2, Mehmeti 3, Binaku 3, Zariqi, Baliu 5,Batatina 1, Hamza 4, Sahiti 1, Kastrati 9.

Lajme tjera