Zhegra mposht Vushtrrinë, stabilizohet në mesin e tabelës

Zhegra ka mposhtur Vushtrrinë të dielën dhe është stabilizuar në mesin e tabelës së Superligës së Kosovës në hendboll. Vushtrria ishte vendase, por me marrëveshje të dy klubeve ndeshja u luajt në Gjilan.Zhegrasit fituan me  rezultat 37:32. Epërsi prej pesë golave Zhegra kishte edhe pas pjesës së parë, 20:15. Zhegra renditet e pesta me 15 pikë, ndërsa Vushtrria është e teta me 10 pikë. Kjo ishte ndeshja e vetme e javës së 15-të të Superligës që është luajtur të dielën. Të shtunën u luajtën tri ndeshje, ndërsa Drenica e Kastrioti takohen zhvillohet më 10/11.02.2021 .  

Vushtrria – Zhegra 32:37 (15:20) 

Vushtrria: Pllana, Vllahiu, M. Jashari 5, Fazliu 2, Emini 1, Mejzini 5, F. Jashari 4, Miftari 7, Karaqa 5, Beqiri 3, Mehmeti  

Zhegra: Kurexhaj, Shaqiri 3, Murseli 4, El. Isufi 3, F. Isufi 2, Aliu 2, Ag. Isufi 3, Haziri 14, Ad. Isufi 4, Agushi 1, L. Haziri 1

Lajme tjera