Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Zhegra vazhdon me fitore në Ligën e Parë

Zhegra ka vazhduar me fitore në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielen zhegrasit fituan si mysafir ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultat 40:20. Për Zhegrën është fitorja e katërt në këtë edicion. Udhëheq në tabelë me 8 pikë.


Në kuadër të javës së pestë të dielen u luajtën edhe dy ndeshje tjera. Deçani fitoi ndaj Ulpianës me rezultat 46:22 kurse Vjosa fitoi si mysafire e Rahoveciut me rezultatin e ngushtë, 27:26.

Ndeshja mes KEK-ut e Samadrexhës luhet më 5 nëntor. Vjosa është e dyta me 7 pikë, kurse Samadrexha e Dukagjini mbajnë pozitat tre e katër me nga 4 pikë. Të dy këto skuadra i kanë nga tri ndeshje të luajtura.

Lajme tjera