Zhegrës i takon ndeshja e fundit e javës

Ndeshja mes Samadrexhës dhe Zhegrës e ka përmbyllur javën në kampionatin e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielen në Vushtrri skuadra e Zhegrës e mposhti Samadrexhën vendase me rezultat 38:30. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:13 për Zhegrën.

Kështu pas javës së 20-të në Superligën B, Zhegra mbanë vendin e parafundit (9) me 11 pikë, derisa Samadrexha është e fundit (10) me 2 pikë të mbledhura deri më tani. Në Superligën B, Trepça është e para me 17 pikë e pas saj Drenica me 12 pikë. Të shtunën Trepça fitoi ndaj Drenicës me 27:26.

Zhegrën drejt fitores e udhëhoqën A. Haziri me 13 gola dhe A. Isufi me 11. Te Samadrexha më efikasi ishte M. Jashari me 9 gola, kurse 8 i realizoi M. Hyseni.

Samadrexha – Zhegra 30:38 (13:20)

Samadrexha: Bunjaku, Hyseni 8, Krasniqi 2, Basholli, Jashari 9, B. Maloku 1, S. Maloku 5, A. Maloku 1, V. Maloku 3, Sopjani 1.

Zhegra: Ibrahimi, Dema, Murseli 1, F. Isufi 1 Aliu 4, Shaqiri 7, A. Haziri 13, A. Isufi 11, L. Haziri 1.

Lajme tjera