Fitore e madhe e Besës ndaj skuadrës norvegjeze

Besa Famgas e ka realizuar synimin që e kishte për ndeshjen e dytë ndaj nënkampionit të Norvegjisë, Drammenit. Pasi kishte humbur me 11 gola dallim ndeshjen e parë të luajtur të dielen e kaluar në Norvegji, te Besa e kishin synim të fitonin ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë të Kupës së EHF-së (EHF […]

Fitore historike e Kastriotit

Kastrioti i Ferizajt të shtunën ka arritur një sukses historik. Pas pritjes së gjatë Kastrioti e ka shënuar fitoren e parë në Kupa Evropiane. Në kuadër të rrethit të dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup), Kastrioti fitoi ndeshjen me Tallinin e Estonisë me rezultat 25:22. Ishte një ndeshje shumë e fortë që u luajt në […]

Prishtina e humb ndeshjen e parë evropiane

Prishtina e ka humbur ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) në hendboll. Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, skuadra prishtinase pësoi nga skuadra ukrainase ZNTU-ZAB Zaporozhye me rezultat 32:19. Skuadra ukrainase ishte vazhdimisht në epërsi dhe kështu bëri hap të madh drejt kalimit tutje. […]

Edhe një derbi në Superligën e hendbollisteve

Krahas ndeshjeve evropiane në fundjavë zhvillohen edhe ndeshjet e garave vendore. Kështu të shtunën e të dielen luhet java e katërt në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën janë dy ndeshje e të dielen tri të tjera. Kampioni aktual, Shqiponja, të shtunën nga ora 14:00 e pret Samadrexhën. Ndeshja luhet në Gjakovë, ndërsa Shqiponja është favorite […]