Besa Famgas luan në Vushtrri në xhiron e parë, derbi në Prishtinë
Besa Famgas do ta fillojë në Vushtrri mbrojtjen e titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kështu është përcaktuar me shortin e tërhequr të mërkurën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.Superliga e hendbollistëve do të përbëhet nga tetë skuadra. Do të luhet sistem i katërfishtë e më pas është plejofi.Ndeshjet […]
Istogu nis mbrojtjen e titullit në Prishtinë
Edicioni 2023/2024 i Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) nis me ndeshje interesante. Shorti për kampionatin e ri është tërhequr të mërkurën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Tërheqjen e shortit e ka bërë komesari i garave, Isak Osmani. Kampioni aktual, Istogu, mbrojtjen e titullit e fillon në Prishtinë. Takohet me skuadrën e […]
Të mërkurën shorti për Superligë
Të mërkurën (nesër) prej orës 15:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës tërhiqet shorti për edicionin 2023/2024 në Superligën e Kosovës në hendboll. Shorti tëhiqet për Superligën e hendbollistëve dhe atë të hendbollisteve.Shorti do të transmetohet live në kanalin zyrtar të Federatës së Hendbollit të Kosovës në “Youtube”. Po ashtu të mirëseardhur janë […]
Më 16/17 shtator fillon kampionati i ri
Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, bordi diskutoi dhe vendosi për çështje të rëndësishme në prag të edicionit të ri garues. Është vendosur që Superliga e hendbollistëve në edicionin 2023/2024 të ketë tetë skuadra. Drita e Gjilanit dhe Llapi kanë hequr […]
Evropiani në Turqi, dëshmi për rritjen e ekipeve kombëtare
Dy fitore, një barazim e tri humbje është bilanci i Kombëtares U17 (vajzat) në Kampionatin Evropian (B) që sot përfundon në Turqi. Kombëtarja e Kosovës të dielën në ndeshjen për vendin e shtatë fitoi ndaj Letonisë me rezultat 39:27. Në ndeshjen e fundit në grup vajzat tona barazuan 29:29 ndaj Finlandës. Në ndeshjen e parafundit […]
Fitore e thellë në fund të Evropianit
Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar me fitore të thellë Kampionatin Evropian të Divizionit B. Të dielën në Ankara, vajzat tona kanë dominuar plotësisht dhe kanë fituar ndaj Letonisë me rezultat 39:27. Shkëputja nisi në pjesën e parë, që përfundoi 19:14 për Kombëtaren tonë. Në pjesën e dytë vajzat tona dominuan plotësisht […]
Kosova me paraqitje solide, por megjithatë mposhtet nga Italia
Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë për plasman në Kampionatin Evropian (B). Në Ankara të Turqisë, vajzat tona u mposhtën nga Italia me rezultat 29:24. Italia ka shfaqur ndeshje të mira në grupin A. I kishte tri fitore e një humbje, njëjtë si Turqia e Austria […]
Gzim Salihi kalon te skuadra Amo
Hendbollisti kosovar, Gzim Salihi, ka ndryshuar skuadrën. Nga IK Savehof ku ishte për kohë të gjatë, 25-vjeçari ka kaluar te skuadra tjetër suedeze, Amo. Amo garon në elitën e Suedisë, ndërsa pritjet prej Salihit janë të mëdha. Salihi ishte te Savehofi prej moshës 15-vjeçare, ndërsa me këtë skuadër ka fituar disa tituj të Suedisë. Ai […]
Ambasadori Vrenezi viziton Kombëtaren U17
Ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, ka vizituar sot Kombëtaren U17 të Kosovës në hendboll (vajzat). Ambasadori Venezi përcolli nga afër ndeshjen interesante me Finlandën që përfundoi me barazim. Ai ka uruar vajzat për paraqitjen, ndërsa u ka dëshiruar sukses në ndeshjet e ardhshme. Ambasadori Vrenezi ka takuar edhe drejtuesit e Kombëtares, duke u […]
Ndeshje e madhe e vajzave tona ndaj Finlandës
Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) ka luajtur ndeshje të madhe të enjten në Evropianin në Ankara të Turqisë. Në fund vajzat tona barazuan 29:29 ndaj Finlandës. Portierja Alina Donjeta Shabani ndali penallti në fund të ndeshjes për barazimin. Vajzat tona ishin në epërsi në shumicën e kohës, por një vendim i dyshimtë i […]