Ferizajn e presin dy ndeshje shumë të vështira në Spanjë

Fituesi i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Ferizaj, do të ketë dy ndeshje shumë të vështira në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane.Ferizaj nuk kishte fat në short, që e vuri përballë skuadrës spanjolle, Caja Rural Aula Valladolid.Klubet u morën vesh që dy ndeshjet të zhvillohen në Valladolid. Ndeshja […]
Fitorja e parë për Kastriotin

Kastrioti e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2024/2025 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të mërkurën mbrëma në Shtime, Kastrioti fitoi ndeshjen e mbetur të xhiros së parë ndaj Vjosës.Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimeve evropiane të klubit ferizajas.Kastrioti fitoi me rezultat 40:29.Skuadra mysafire nisi shkëputjen në pjesën […]
FHK-ja fiton të drejtën e organizimit të një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare

Bashkëpunimi shembullor mes Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit është konfirmuar edhe një herë.IHF-ja ia ka besuar federatës sonë organizimin e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme. Bëhet fjalë për IHF Trophy për Zonën Evropiane për hendbollistët e grupmoshës U18 dhe U20. Kjo ngjarje, që pritet të grumbullojë mbi dhjetë ekipe kombëtare, […]
Të mërkurën ndeshja e mbetur mes Vjosës e Kastriotit

Ndeshja e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll mes Vjosës dhe Kastriotit do të zhvillohet të mërkurën prej orës 19:00 në palestrën në Shtime.Kjo ndeshje është shtyrë për shkak të angazhimeve të Kastriotit të Ferizajt në gara kontinentale. Kastrioti i luajti dy ndeshje shumë të forta me skuadrën boshnjake, Slloboda Tuzlla, në […]
Besa Famgas e fiton bindshëm derbin e xhiros

Besa Famgas nisi ndeshjen me seri 4:0 dhe më pas e fitoi bindshëm derbin ndaj Kastriotit.Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa fitoi ndaj skuadrës ferizajase me rezultat 38:26. Ndeshja i takoi xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll.Për Besën është fitorja e dytë rresht. Kastrioti e luajti ndeshjen e parë […]
Ferizaj fiton në Gjakovë, Kastrioti në Samadrexhë

Dy skuadrat ferizajase kanë shënuar fitore të dielën në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Fillimisht Ferizaj fitoi bindshëm ndaj Shqiponjës në Gjakovë, me rezultat 35:25. Ferizajaset u shkëputën që në pjesën e parë dhe mbajtën epërsi bindëse gjatë gjithë pjesës së dytë.Salematou Camara udhëhoqi Ferizajn me […]
Rahoveci i pandalshëm, Vjosa fiton ndaj Vushtrrisë

Rahoveci e ka fituar edhe ndeshjen e tretë rresht në Superligën e Kosovës në hendboll.Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci mposhti Prishtinën me rezultat 48:25, në kuadër të xhiros së tretë.“Vreshtarët”, që janë kampionë në fuqi, shfaqën shumë më tepër dhe në fund fituan bindshëm.Egzon Gjuka ishte më efikasi me nëntë gola. Shtatë […]
Istogu fiton në Vushtrri, tjetër fitore për Besën

Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, nuk ka lejuar befasi. Ekipi istogas të shtunën fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 38:30. Ndeshja e xhiros së tretë të Superligës së hendbollisteve u zhvillua në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.Istogu tani i ka dy fitore e një humbje, ndërsa Vushtrria ka një fitore e dy humbje.Pjesa […]
Xhiroja e tretë: derbi në Pejë

Për shkak të paraqitjes në Kupën Evropiane, Kastrioti i Ferizajt nuk i ka luajtur ende ndeshjet e dy xhirove të para në Superligën e Kosovës në hendboll.Ndeshjen e parë të edicionit 2024/2025, ferizajasit e luajnë të dielën. Dhe do të jetë derbi i vërtetë.Besa Famgas e Kastrioti takohen nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në […]
Ndeshje interesante në xhiron e tretë

Xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave sjell disa ndeshje interesante.Besa e Tereza (ish-Verona) takohen të shtunën nga ora 14:00. Të dy skuadrat e promovuar në Superligë e shohin sfidën si mundësi për të fituar pikë të rëndësishme.Po të shtunën, Istogu luan në udhëtim ndaj Vushtrrisë. Ndeshja fillon në […]