Humbje e ngushtë nga Maqedonia e Veriut, të dielen luajmë me Gjeorgjinë

Epërsia 7:0 nuk doli të jetë e mjaftueshme për Kombëtaren tonë U19 (vajzat), për të fituar ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Në Klaipeda të Lituanisë, të shtunën kombëtarja e Kosovës humbi me rezultat 31:30 në ndeshjen për plasman përfundimtar. Lojtaret tona nisën shumë mirë ndeshjen dhe kishin epërsi prej 7:0 e më pas edhe 9:1. […]

Kombëtarja U19 lëshon fitoren nga dora

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) ka lëshuar rast të mirë për të arritur fitore në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Lituani. Të enjten vajzat tona pësuan nga Ishujt Faroe me rezultat 23:22. Në fund të ndeshjes kombëtarja jonë kishte disa aksione për të barazuar rezultatin e pse jo edhe për […]

Istogu luan me Gomelin bjellorus

Gomeli i Bjellorusisë do të jetë kundërshtari i Istogut në rrethin e parë të Kupës së EHF-së për hendbolliste. Shorti është tërhequr të martën, kurse Istogu për herë të parë do të luajë në Kupën e EHF-së. Istogu në edicionin e fundit ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës dhe kështu pas dy […]

Dukla Praha, kundërshtar i Kastriotit në Kupën Sfiduese

Të martën kundërshtarin evropian e ka mësuar edhe Kastrioti i Ferizajt, fitues i Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në kuadër të raundit të dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup), Kastrioti do të luajë ndaj skuadrës çeke, Dukla Praha. Ndeshja e parë luhet në Ferizaj më 5 apo 6 tetor, ndërsa e kthimit më 12 […]

Besa përballë skuadrës zvicerane

Kampioni i Kosovës në hendboll (meshkujt), Besa Famgas, do të luajë me skuadrën zvicerane, Pfadi Winterthur në raundin e parë kualifikues të Kupës së EHF-së. Shorti është tërhequr të martën. Skuadra pejane ka përvojë të gjatë në kupa evropiane dhe disa herë ka kaluar në raundin e dytë të Kupës së EHF-së. Besa ndeshjen e […]

Paraqitje e zbehtë e Kombëtares U19

Paraqitje shumë të zbehtë ka patur Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) në ndeshjen e dytë në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Lituani. Të martën Kosova U19 luajti me favoritin, Çekinë dhe pësoi humbje me rezultat të lartë, 32:10. Dallimi i madh u bë në pjesën e parë në të cilën […]

Kombëtarja U19 humb ndeshjen e parë, por jep shpresë për të ardhmen

Ndonëse e ka filluar fuqishëm ndeshjen, Kombëtarja U19 e hendbollisteve e ka humbur ndeshjen e parë në kuadër të kampionatit evropian, Divizioni B që të hënën filloi në Lituani. Në Klaipeda, Kosova U19 humbi nga Turqia me rezultat 28:24. Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, 16:16, ndonëse kombëtarja jonë vazhdimisht ishte në epërsi. […]

Kombëtarja U19 e gatshme për kampionat evropian

Në foto shihen hendbollistet e Kombëtares U19 bashkë me trajnerët e tyre.

Kapitenja e Kombëtares U19 të Kosovës në hendboll, Alberina Halitaj ka treguar se hendbollistet e reja janë të gatshme për paraqitje në kampionatin evropian, Divizioni B, që prej 15 korrikut mbahet në Lituani. Kombëtarja jonë U19 udhëton të shtunën për në Lituani, ndërsa ndeshjen e parë e ka të hënën nga ora 15:00 kundër Turqisë. […]

Kastrioti fillon në tetor me ndeshje evropiane

Në foto shihen hendbollistët e ekipit Kastrioti bashkë me trajnerët e tyre.

Kastrioti i Ferizajt e përfaqëson Kosovën në Kupën Sfiduese (Challenge Cup) për hendbollistë. Kastrioti është fitues i Kupës së Kosovës dhe ka pasur edicion të suksesshëm edhe në Evropë. Sukses tjetër kërkon në edicionin 2019\2020. Gara në Kupën Sfiduese fillon prej raundit të dytë, ndërsa ndeshjet luhen më 5\6 tetor dhe 12\13 tetor. Shorti tërhiqet […]

Besa Famgas është bartëse në shortin e Kupës së EHF-së

Në foto shihen hendbollistët e Besa Famgas bashkë me trajnerët e tyre.

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve, Besa Famgas është në mesin e bartësve në shortin për raundin e parë kualifikues të Kupës së EHF-së (EHF Cup). Ekipi pejan ndeshjet evropiane për edicionin 2019\2020, do t’i luajë më 31 gusht \ 1 shtator dhe më 7\8 shtator. Si bartës, Besa ka shmangur përballjet […]