Dy shorte për Kosovën të mërkurën

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) të mërkurën i mëson dy kundërshtarët e ardhshëm. Pos për fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2025, të mërkurën prej orës 11:00 në Vjenë tërhiqet shorti edhe për raundin e promovimit në kualifikimet për Euro 2026.Në shortin e fazës së parë të kualifikimeve për Botërorin 2025, Kosova është në […]

Kombëtarja U19 vazhdon përgatitjet në Prishtinë

Pas ndeshjeve kontrolluese me Bullgarinë U19, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll është vendosur në Prishtinë. Vajzat tona i kanë edhe katër ditë në dispozicion për t’u përgatitur për Kampionatin Evropian që të shtunën fillon në Prishtinë. Ndeshja e parë është ndaj Sllovakisë, të shtunën mbrëma.Shtabi teknik do ta shfrytëzojë maksimalisht kohën e mbetur për […]

Saraçini: Evropiani është nivel tjetër, jemi gati

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka mbajtur të hënën një konferencë për media, ku foli lidhur me Kampionatin Evropian për hendbollistet deri në 19 vjet që të shtunën fillon në Prishtinë. Saraçini në konferencë ishte i shoqëruar nga Edi Kolgeci, anëtar i Bordit të FHK-së.Presidenti Saraçini ka folur për organizimin e […]

Kombëtarja U19 barazon në miqësoren e parë me Bullgarinë

Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian që prej të shtunës zhvillohet në Prishtinë, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll të dielën luajti ndeshje miqësore me Bullgarinë U19. Vajzat tona kishin paraqitje të mirë, ndërsa rezultati në fund ishte 23:23. Pas pjesës së parë bullgaret ishin një gol para, 14:13. Më shumë se rezultati në […]

Hendbollistet e reja vazhdojnë përgatitjet për Evropian

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (vajzat) tashmë është në fazën kryesore të përgatitjeve për Kampionatin Evropian të Divizionit B që prej 8 deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë.Kombëtarja është e grumbulluar në Gjakovë ndërsa po punon nën urdhrat e përzgjedhësit Agron Shabani, që po ndihmohet nga kryetrajneri Granit Sahiti dhe trajnerja Fatmire Basholli. […]

Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të paraqitet në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025. Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botëror janë në fillim të nëntorit. Kosova një ndeshje do ta luaj në shtëpi e një si mysafire, varësisht nga shorti.Shorti tërhiqet më 5 korrik nga ora 11:00 […]

Atmosferë pune te Kombëtarja U19

Në atmosferë shumë pozitive ka nisur grumbullimi i hendbollisteve të Kombëtares U19 të Kosovës. Hendbollistet tona të reja janë mbledhur të hënën në Gjakovë, ndërsa përkushtimi është maksimal për t’u përgatitur sa më mirë për Kampionatin Evropian që mbahet në Prishtinë. Edhe te shtabi teknik janë të vendosur që grumbullimi të shfrytëzohet maksimalisht për të […]

Përzgjedhja e të rinjve përfundon turneun në Slloveni

Përzgjedhja e lojtarëve të rinj nga Kosova (U18 – U22) e ka përfunduar turneun në Slloveni. Hendbollistët tanë të rinj kanë luajtur dy ndeshje të forta me Kombëtare që po bëhen gati për paraqitje në Botërorin e juniorëve.Pas barazimit me Libinë, të premten djemtë tanë janë përballur me Kombëtaren e fortë të Kuvajtit. Kuvajti ka […]

Përzgjedhja U22 barazon në ndeshjen e parë në Slloveni

Përzgjedhja e lojtarëve të rinj nga Kosova (U18 – U22) e ka luajtur të enjten mbrëma ndeshjen e parë testuese në Rogashka Slatina në Slloveni.Të rinjtë tanë janë takuar me Kombëtaren U21 të Libisë, që po përgatitet për pjesëmarrje në Kampionat Botëror. Rezultati në fund ishte i barabartë, 24:24.Ka pasur elemente të mira në lojën […]

Publikohet lista e Kombëtares U19

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës do të grumbullohen të hënën në Gjakovë. Në ekipin e gjerë janë ftuar 23 hendbolliste, ndërsa gradualisht do të selektohet ekipi final që do të paraqitet në Kampionatin Evropian të Divizionit B. Kampionati Evropian do të mbahet prej 8 deri më 16 korrik në Prishtinë. Kombëtarja jonë është në […]