Kosova në grup shumë të vështirë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) do të garojë në Grupin 8 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2024. Shorti është tërhequr të enjten pasdite në Zuerich të Zvicrës.Grupi tetë është i vetmi me tri ekipe kombëtare, por është edhe shumë sfidues. Shtatë grupet tjera i kanë nga katër ekipe kombëtare.Kosova në grup përballet […]

Qerimi shpall listën për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur listën e lojtarëve për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2024. Kosova është në Grupin 7 të fazës së dytë kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm. Të enjten më 27 prill, Kombëtarja jonë e pret Malin e Zi. Ndeshja luhet nga […]

Konfirmohet rritja e madhe, për herë të parë jemi në vazon e tretë

Rritja e madhe e Kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat) është konfirmuar të premten kur EHF-ja publikoi vazot për shortin e kualifikimeve për Evropian. Për herë të parë në histori Kombëtarja jonë është në vazon e tretë në fazën kryesore të kualifikimeve.Prapa në ranglistë kemi lënë Kombëtaren e Izraelit, Finlandës, Luksemburgut, Bosnjë-Hercegovinës, Letonisë, Azerbajxhanit e […]

Më 20 prill Kombëtarja e Kosovës mëson kundërshtarët e kualifikimeve për Evropian

Rritja e Kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat) pritet të vazhdojë në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2024.Euro 2024 do të mbahet prej 28 nëntorit deri më 15 dhjetor në Austri, Hungari e Zvicër. Për herë të parë në Kampionat Evropian të hendbollisteve do të paraqiten 24 ekipe kombëtare.Kosova është një prej 32 kombëtareve […]

Përfundon rrugëtimi në kualifikimet për Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) e ka përfunduar të mërkurën mbrëma rrugëtimin në kualifikimet për Kampionatin Botëror të këtij viti. Në një ambient të bukur sportiv, Kombëtarja jonë pësoi nga Polonia me rezultat 32:20. Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.Polonia e kishte fituar edhe ndeshjen e parë dhe u […]

Hendbollistet tona premtojnë maksimumin, shpresojnë në përkrahje nga tribunat

Atmosfera në Kombëtaren e Kosovës në hendboll në prag të ndeshjes së dytë me Poloninë është shumë e mirë. Hendbollistet tona janë të përkushtuara që të japin maksimumin në ndeshjen e vështirë me Poloninë, që zhvillohet të mërkurën prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.Ndeshja i takon fazës së dytë kualifikuese […]

Kombëtarja i kthehet ndeshjes së dytë me polaket

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë me Poloninë. Paradite, të shtunën, Kombëtarja kishte seancë në sallë fitnesi, ndërsa pasdite u zhvillua stërvitje e rregullt nën urdhërat e selektorit Agron Shabani.Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa përkushtimi i vajzave është maksimal.Janë analizuar lëshimet, por edhe gjërat pozitive nga ndeshja në […]

Kombëtarja humb ndeshjen e parë me Poloninë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (vajzat) ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2023.Në Bielsko-Biala, Polonia fitoi me rezultat 36:22.Në momente Kombëtarja jonë ka treguar lojë të mirë, por Kombëtarja nikoqire shfaqi më shumë. Përvoja dhe niveli se ku luajnë lojtaret, e bëri dallimin.Të mërkurën na pret ndeshja […]

Kombëtarja po përgatitet për ndeshjet me Poloninë

Atmosferë shumë pozitive po mbretëron te Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat). Kombëtarja është mbledhur të dielën kur e ka zhvilluar stërvitjen e parë në Prishtinë. Ndërkohë të hënën paradite është zhvilluar stërvitja e dytë.Nën urdhërat e selektorit Agron Shabani, vajzat tona po përgatiten për dy ndeshjet e vështira dhe vendimtare për kualifikim në Kampionatin […]

Vizitë e rëndësishme e zyrtares së EHF-së

Për dy ditë për vizitë në Prishtinë ka qëndruar zyrtarja e Federatës Evropiane të Hendbollit, Nadja Lacina. Ajo ka bërë inspektimet e nevojshme lidhur me Kampionatin Evropian U19 të hendbollisteve që prej 8 deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë. Ajo ka dhënë vërejtjet dhe sygjerimet që janë shumë të rëndësishme lidhur me përgatitjet për […]