Pas Shaban Zogajt lëndohet edhe motra e tij, Njoma

Shaban Zogaj vlerësohet e ardhmja e Kombëtares së Kosovës në hendboll. 19-vjeçari ka shfaqur nivel të lartë në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2023. Por Zogaj pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen e 12 janarit ndaj Turqisë dhe nuk mundi të paraqitet në ndeshjen vendimtare me Belgjikën. Shaban Zogaj, që bën karrierë në Danimarkë, ka pësuar […]

20-vjeçarët në grup me Bjellorusinë, Zvicrën, Rumaninë e Ukrainën

Të enjten është hedhur shorti për Kampionatin Evropian U20, Divizoni B. Dy kampionate do të zhvillohen në Varna të Bullgarisë. I pari është prej 1 deri më 10 korrik, ndërsa i dyti prej 14 deri më 23 korrik. Hendbollistët e Kosovës luajnë në Evropianin e dytë. Kosova U20 është në grup të fortë me Bjellorusinë, […]

Kosova U18 në grup me Maqedoninë V., Letoninë e Turqinë

Të enjten është hedhur shorti për Kampionatin Evropian për grupmoshën U18 (djemtë), Divizioni B. Gjithsej do të garojnë 24 ekipe kombëtare, ndërsa do të organizohen tri kampionate të ndryshme. Njëri organizohet në Izrael, njëri në Letoni, ndërsa për të tretin ka mbetur të konfirmohet vendi, pasi fillimisht është dashur të organizohet në Ukrainë. Kosova U18 […]

Albina Rugova lëndohet rëndë, mungon rreth gjashtë muaj

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Albina Rugova, ka pësuar lëndim serioz. Ajo është lënduar gjatë një dueli në ndeshjen e fundjavës në mes të Prishtinës dhe Istogut. Albina është kapitene e Istogut dhe njëra prej lojtareve kryesore të kësaj skuadre. Rugova është po ashtu lojtare e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës. Paraqitet në pozitën e […]

Suedia, kampione e Evropës

Suedia ka fituar titullin e kampionit të Evropës në hendboll. Në finalen dramatike të së dielës, Suedia fitoi ndaj Spanjës me rezultatin 27:26. Fitoren suedezët e siguruan me golin e shënuar nga penalltia në sekondën e fundit. Për vend të tretë, Danimarka e mposhti Francën.Për Suedinë është titulli i pestë i Evropës, i pari që […]

Suedia në gjysmëfinale të Evropianit

Pas një rikthimi të madh, Suedia mposhti Norvegjinë me rezultat 24:23 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të hendbollit. Golin e fitores suedezët e shënuan 15 sekonda para fundit. Pas pjesës së parë Norvegjia udhëhiqte me rezultat 14:9, por pjesa e dytë u takoi plotësisht suedezëve. Suedia ishte prej kundërshtarëve të Kosovës në […]

Kosova mposhtet nga Belgjika në ndeshjen e fundit të eliminatoreve për Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka humbur nga Belgjika në ndeshjen e fundit të eliminatoreve për Kampionatin Botëror të vitit 2023. Të shtunën mbrëma në Hasselt të Belgjikës, vendasit fituan me rezultat 33:29. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:12.Në pjesën e parë pak gjëra funksionuan për ne, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. […]

Kosova në Belgjikë, synohet fitorja

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka udhëtuar sot për në Belgjikë, ku do ta zhvilloi ndeshjen e fundit në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2023.Ndeshja me Belgjikën është të shtunën nga ora 20.15.Në Kombëtare ka përkushtim për të dhënë më të mirën për fitore. Fitorja na mbanë në garë për avancim tutje.Nën urdhërat e […]

Jemi ende në garë, vendos xhiroja e fundit

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është ende në garë për të kaluar në fazën e dytë të kualifikimeve për Botërorin 2023.Të enjten është luajtur ndeshja mes Greqisë dhe Belgjikës, ndërsa fitore kanë shënuar grekët me rezultat 42:24. Ky rezultat e lë në garë Kombëtaren tonë për pozitën e dytë, që siguron avancimin tutje.Të mërkurën Kosova […]