Deklaratat pas ndeshjes

Bujar Qerimi (selektor) Loja e sotme ka qenë lojë fantastike. Lojë me mend, me motivim shumë të madh. Lojtarët e kanë treguar se pika e fituar të mërkurën në Prishtinë është jashtëzakonisht e merituar dhe e vendosën fatin, dëshirën dhe luftën që e kanë bërë. E gjitha është e merituar. Kastriot Jupa (hendbollist) Qershia mbi […]

Fitore historike në Bukuresht

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arritur suksesin më të madh të saj të dielën në Bukuresht. Kombëtarja jonë e mposhti Rumaninë vendase me rezultat bindës, 30:25. Është kjo fitorja jonë e parë në kualifikime evropiane si mysafir dhe ndaj Kombëtares më të madhe. Ndeshjen e nisëm keq, por shpejt u konsoliduam dhe mbajtëm rezultatin […]

Kombëtarja vazhdon përgatitjet, vajzat shumë të motivuara

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) po vazhdon në Istog përgatitjet për ndeshjet e javës së ardhshme në Austri. Selektori Agron Shabani është i kënaqur me punën që po bëhet. Ai tregon se vajzat janë shumë të motivuara.“Atmosfera është shumë e mirë. Ka kohë që nuk kemi pasur tubime të këtij lloji. Vajzat janë shumë […]

“Jemi bashkuar edhe më shumë si ekip”

Ekipi i perfaqesueses se kosoves e rreshtuar para ndeshjes me Rumanine

Kombëtarja jonë ka arritur në Bukuresht dhe po bëhet gati për stërvitje. Nesër e kemi ndeshjen e rëndësishme ndaj Rumanisë, ku synim është mbrojtja e barazimit të madh të arritur në Prishtinë. Atmosfera në Kombëtaren tonë është shumë e mirë. Këtë e konfirmon kapiteni Valon Dedaj. “Udhëtimi ka qenë shumë i mirë. Jemi bashkuar edhe […]

Hendbollistet mblidhen në Istog

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave është mbledhur sot për t’u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të javës së ardhshme. Grumbullimi është bërë në Istog ku vajzat do të përgatiten deri të mërkurën, kur Kombëtarja niset për në Austri. Në Austri luajmë me Austrinë dhe Italinë në kualifikimet për Botërorin 2021. Stërvitjen e […]

Barazim me shije të fitores

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arritur një rezultat historik të mërkurën mbrëma. Kombëtarja jonë ka barazuar 23:23 me Rumaninë, në xhiron e tretë të raundit të dytë kualifikues për “Euro 2022”. Falë lojës me zemër dhe angazhimit maksimal, djemtë tanë morën barazimin e shumëdëshiruar, ndërsa me pak më tepër fat do të mund të […]

Suedia mposht Malin e Zi në ndeshjen e grupit tonë

Lojtari Suedez ne akcion gjuan drejt portes

Nënkampionia e botës, Suedia, nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e luajtur të martën ndaj Malit të Zi. Suedezët kanë fituar me rezultat 27:24 në takimin në Lund. Takimi i takoi xhiros së katërt të grupit të tetë të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në këtë grup janë edhe Kosova e Rumania, që […]

Rumania në kërkim të lavdisë së dikurshme

Kombëtarja e Rumanisë do të jetë kundërshtare e Kosovës të mërkurën, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022. Ndeshja do të luhet nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Rumania aktualisht është e dyta në grupin e tetë. Në xhiron e parë pësoi 33:30 nga Suedia në Partille, […]

Kombëtarja në fazën finale të përgatitjeve për ndeshjen me Rumaninë

Janë në fazën finale përgatitjet e Kombëtares së Kosovës në hendboll për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. Shtabi teknik në krye me selektorin Bujar Qerimi është i kënaqur me punën e lojtarëve. Edhe lojtarët i vlerësojnë të suksesshme përgatitjet, përkundër disa telasheve të vogla me lëndime. Ndeshja e fazës së dytë kualifikuese për Euro […]

Shabani publikon listën për ndeshjet kualifikuese në Austri

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Agron Shabani, ka publikuar të hënën listën për ndeshjet kualifikuese në Austri. Kombëtarja e Kosovës nuk ka luajtur ndeshje vitin e kaluar për shkak të anulimit të garave si pasojë e koronavirusit. Tani do të paraqitet në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2021. Kosova është […]