Kosova më 21 mars mëson kundërshtarët e kualifikimeve për Euro 2026

Pasi e mposhti Britaninë e Madhe në dy ndeshje gjatë janarit, Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të vazhdojë garimin aty ku e ka vendin, në fazën kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2026. Shorti tërhiqet më 21 mars në Kopenhagë të Danimarkës.Ndeshjet me Britaninë e Madhe i takuan raundit promovues të kualifikimeve […]

Publikohet lista e Kombëtares U18, synohet kualifikimi në Botëror

Kryetrajneri i Kombëtares U18, Mitat Ferati, ka publikuar të martën listën e lojtareve të ftuara në grumbullimin për kampionatin IHF Trophy Intercontinental, që prej 28 shkurtit deri më 3 mars mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.Në listën e gjerë janë 17 lojtare, ndërsa 14 prej tyre udhëtojnë për në Uzbekistan.Grumbullimi i Kombëtares U18 do të bëhet […]

Luigj Quni vazhdon me Amicitia Zuerich, Arlinda Hajdari me Bjerringbro

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Luigj Quni, ka vazhduar edhe për tri vjet kontratën me skuadrën e suksesshme zvicerane, Amicitia Zuerich.Pivoti Quni është kapiten i skuadrës, me të cilën ka fituar Kupën e Zvicrës në vitin 2022. Me kontratën e re, Quni do të jetë te skuadra nga Zuerichu deri në vitin 2027. Tek Amicitia […]

Shpallet lista e Kombëtares U16

Shtabi teknik i Kombëtares U16 (vajzat), i përbërë nga kryetrajnerja Valbona Hasani dhe trajneret Mimoza Sefedini e Fatmire Basholli ka shpallur të hënën listën e lojtareve që do të grumbullohen për Kampionatin Mesdhetar. Në ekipin e zgjeruar janë ftuar 20 hendbolliste, duke përfshirë pesë që janë nga klube evropiane. Ndërkohë në Kampionatin Mesdhetar do të […]

Kosovën U16 e presin ndeshje të shumta e të forta në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) do të grumbullohet më 19 shkurt për Kampionatin Mesdhetar që mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.Kampionati Mesdhetar është prej 25 shkurtit deri më 3 mars, ndërsa do të jetë shumë i fortë. Nëntë ekipe kombëtare, duke përfshirë disa superfuqi të këtij sporti, do të jenë në Mesdhetar. […]

U mbajt grumbullimi i parë i Kosovës U16

Të dielën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj është mbajtur grumbullimi i parë i hendbollisteve të Kombëtares U16 të Kosovës. Grumbullimi ishte testues dhe seleksionues, ndërsa interesimi ishte shumë i madh. Janë testuar 29 lojtare.Vajzat kanë shfaqur vullnet e dëshirë për punë, por po ashtu kanë kuptuar që i pret rrugë e gjatë e angazhim […]

Kombëtarja U18 në Uzbekistan në kërkim të biletës për në Kampionatin Botëror

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) prej 28 shkurtit deri më 3 mars do të jetë në Tashkent të Uzbekistanit.Në Tashkent, vajzat tona do ta kërkojnë biletën për Kampionatin Botëror që mbahet në verë. Kosova U18 do të garojë në fazën ndërkontinentale të garës IHF Trophy.Paraqitjen në fazën ndërkontinentale, Kosova e ka siguruar me […]

Të dielën testohen hendbollistet për Kombëtaren U16

Të dielën testohen hendbollistet kandidate për vend në Kombëtaren U16 të Kosovës. Testimi do të bëhet në Ferizaj, në palestrën “Bill Clinton”, prej orës 12:00. Testimit do t’i nënshtrohen rreth 30 lojtare të reja. Ato që përzgjedhen do të fillojnë me stërvitje më 19 shkurt. Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) prej 25 shkurtit […]

FHK-ja organizon dy Kampionate Evropiane, presidenti Saraçini e vlerëson sukses shumë të madh

Presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci janë kthyer me lajme shumë pozitive nga Kolni i Gjermanisë, ku ishin për pjesën finale të Kampionatit Evropian për hendbollistë. Gjatë qëndrimit në Gjermani, presidenti Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Gjinovci, janë njoftuar me të arriturën shumë të madhe që […]

Arlinda Hajdari shpallet lojtare e ndeshjes në Superligën daneze

Reprezentuesja e Kosovës, Arlinda Hajdari, po shfaq nivel gjithnjë e më të lartë në njërën prej ligave më të forta në botë, Superligën e Danimarkës.Të shtunën Arlinda u shpall lojtare e ndeshjes Bjerringbro – Horsens. Skuadra e Hajdarit, Bjerringbro pësoi me rezultat 28:25, por lojtarja jonë shfaqi nivel shumë të lartë.Ajo i shënoi plot shtatë […]