Franca nuk ka të ndalur

Të martën janë luajtur ndeshjet e fundit në grupet A dhe B të raundit preliminar të kampionatit evropian të hendbollit që po mbahet në Kroaci. Franca është e vetmja prej dy grupeve që në fazën e dytë grupore, përkatësisht në raundin kryesor, shkon pas tri ndeshjeve të fituara.

Franca të martën mbrëma e mposhti Bjellorusinë në kuadër të grupit B me rezultat 32:25. Dika Mem me nëntë gola udhëhoqi Francën. Te Bjellorusia u dallua Aliaksandr Padshyvalau me gjashtë gola. Në ndeshjen tjetër të grupit B, Norvegjia favorite fitoi ndaj Austrisë me rezultatinv 39:28.

Kristian Bronsen me nëntë gola ishte më efikasi te Norvegjia, derisa nëntë gola për Austrinë i shënoi Nikola Bilyk. Franca me gjashtë pikë, Norvegjia me katër dhe Bjellorusia me dy shkuan tutje prej grupit B, ndërsa Austria mbeti pa pikë dhe u eliminua. Nga grupi A në raundin tjetër shkuan Suedia e Kroacia me nga katër pikë dhe Serbia me dy pikë. Islanda mbeti e fundit në grup, poashtu me dy pikë, por nuk shkoi tutje.Të martën Serbia fitoi ndeshjen vendimtare ndaj Islandës me rezultat 29:26 kurse derbin mes Kroacisë e Suedisë e fituan suedezët (35:31). Albin Lagergre udhëhoqi Suedinë me gjashtë gola, ndërsa Ivan Çupiq me shtatë gola ishte më i miri te kroatët. Kjo ndeshje mblodhi plot 11 mijë shikues.

Në grupin I të raundit kryesor (të dytë) do të garojnë Suedia, Franca, Kroacia, Norvegjia, Bjellorusia dhe Serbia. Më 18 janar takohen Serbia me Norvegjinë dhe Kroacia me Bjellorusinë. Suedia e Franca startojnë me nga katër pikë, Kroacia e Norvegjia me nga dy, ndërsa Bjellorusia e Serbia pa pikë.

Të mërkurën mbrëma luhen ndeshjet e fundit në grupet C dhe D të fazës preliminare.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për …

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse …

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, …

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …

Luigj Quni ne akcion per klubin e tij Amicitia Zurich

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e Zvicrës. Në fitoren 26:25 …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të …

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së 20-të kampionale, përkatësisht javës …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, Istogu të shtunën e …

Vushtrria ka arritur fitore të rëndësishme në garën për mbetjen në elitën e hendbollit kosovar. Të shtunën në kuadër …

Besa Famgas nuk po ka të ndalur në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën në …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. …