Hashani, delegat në ndeshjen çerekfinale të Kupës Evropiane

Fahredin Hashani ishte delegat i EHF-së në një tjetër ndeshje të nivelit evropian.
Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës të dielën mbrëma është kujdesur për mbarëvajtjen e ndeshjes çerekfinale të Kupës Evropiane për hendbolliste mes Gjorche Petrovit dhe Elches. Ndeshjen në Shkup e fitoi skuadra spanjolle Elche me rezultat 37:18.
Hashani ka prezantim të shpeshtë në kupat evropiane në hendboll.

Lajme tjera