Kapitenja Demaj ndryshon skuadrën, firmos me Vendsysselin e elitës daneze

Leonora Demaj ne akcion

Kapitenja e Kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj ka ndryshuar skuadrën të enjten. Nga Soenderjyske e ligës së parë të Danimarkës ka kaluar te skuadra Vendsyssel. Vendsysseli garon aktualisht në elitën e Danimarkës, njërit prej shteteve me hendbollin më të zhvilluar në botë.
Demaj aktualisht po e sanon një lëndim të gjurit, por kur të kthehet vitin e ardhshëm do të luaj për Vendsysselin. Kjo skuadër është e fundit në tabelë aktualisht në ligën shumë të fortë të Danimarkës.

23-vjeçarja ka nënshkruar për tri vite e gjysmë me Vendsysselin. Kontrata fillon prej 1 janar 2021 dhe zgjat deri më 30 qershor 2024.

Trajneri i kësaj skuadre, Thomas Kjaer është shprehur i lumtur që ka siguruar shërbimet e Leonorës. Vetë kapitenja e Kosovës ka thënë se ka vendosur për klubin që i ka besuar më së shumti.

Demaj ka luajtur në të kaluarën edhe për Nykobingun. Ajo është lidere e kombëtares sonë, ndërsa me të në përbërje kemi arritur nivele të reja.

Lajme tjera