Kastrioti kompleton gjysmëfinalen e Kupës

Kastrioti është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Në çerekfinalen e fundit, të enjten mbrëma në kryeqytet, Kastrioti e mposhti Prishtinën me rezultat bindës, 46:33.
Në gjysmëfinale, skuadra ferizajase u bashkohet Trepçës, Besa Famgasit e Rahovecit.
Mysafirët nisën mirë ndeshjen dhe shpejtë krijuan avantazh 6:2. Më pas Kastrioti u shkëput në 10:5. Pjesa e parë përfundoi 22:15 për Kastriotin. Kurse pjesa e dytë u karakterizua me epërsi të lartë të ferizajasve.
Deniz Terziqi i shënoi 12 gola për Kastriotin. Shtatë i kishte Marley Wallace e gjashtë Alecssander Santos.
13 gola për Prishtinën i shënoi Oltion Beshiri. Enis Kuleta i shtoi gjashtë.

Lajme tjera