Pikë të reja për Prishtinën, Vushtrrinë e Prizrenin

Tri ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) janë luajtur të shtunën. Prishtina ashtu si pritej, ka shënuar fitore të lartë ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 44:26.

Beshiri, Abazi e Bajqinovci ishin më efikasët te Prishtina, kurse te Vëllaznimi më së shumti gola realizoi Neziri. Për skuadrën prishtinase është kjo fitorja e dytë në kampionatin e ri.

Dukshëm më të barabarta ishin dy ndeshjet tjera të luajtura të shtunën. Vushtrria ka fituar ndaj Drenicës me rezultat 31:28. Pjesa e parë përfundoi 15:15, por në të dytën vushtrriasit arritën te dy pikët e reja. Gubetini ishte i pandalshëm duke shënuar 14 gola. Te Drenica u dallua Kastrati me 11 gola. Për Vushtrrinë është kjo fitorja e parë.

Fitoren e parë e shënoi edhe Prizreni i kthyer në Superligë. Prizreni fitoi në Podujevë ndaj Llapit me 31:25. Llapjanët përfunduan pjesën e parë në të mirë të tyre, me rezultat 13:12, por në të dytën prizrenasit treguan më shumë. Mehmeti e Leka udhëheqën Prizrenin, kurse Hoxha u dallua te Llapi.

Ndeshja në mes të Besa Famgas e Dritës së Gjilanit është shtyrë me marrëveshje të dy klubeve.

Prishtina – Vëllaznimi 44:26 (24:14)

Prishtina: E. Ademi 3, M. Ademi 2, Hoxha 2, Agushi, Beqiraj, Beshiri 12, Abazi 9, Gjuka 4, Fetahu 1, Kuleta 1, Bajqinovci 8, Prekazi 2.

Vëllaznimi: Mamusha 1, Neziri 7, Morina 1, Hoxha, Rama 4, Haliti, Mehmeti, Luzha 1, Fana 2, Rexha 4, Kuqi 1, Pozhegu, Lluka 5.

Vushtrria – Drenica 31:28 (15:15)

Vushtrria: Ibishi, Melenica, Gubetini 14, Emini, Jashari, Karaqa 4, Sadiku, M. Jashari 5, Ar. Karaqa 1, Miftari, Musa 4, Selaci, Krasniqi, F. Musa, Demiri, Abazgjiku 3.

Drenica: Muqolli, Geci, Kastrati 11, Sahiti, Binaku 5, Baliu, Zariqi, Zekaj 6, Batatina, Hamza 1, Gashi 5.

Llapi – Prizreni 25:31 (13:12)

Llapi: Sejdiu, Bajrami 1, Mani 5, Havolli 2, G. Mani, Hasani 1, Beshiri, Bgoujevci, Hoxha 9, Muqiqi 3, E. Bogujevci, Osmani, Visoka 4.

Prizreni: Koro, Thaqi, Etemi, Bytyqi, Rramani, Krasniqi, Leka 7, Skenderi 5, Krasniqi 1, Gashi 4, Topalli, Ahmetaj, Spahija 5, Mehmeti 9, E. Bytyqi, Krasniqi.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në Superligën A të hendbollistëve …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën. Xhema e …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A …

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …