Prishtina fiton përballjen me Vëllaznimin

Ndonëse ka nisur mirë ndeshjen, Vëllaznimi nuk ia doli të bëj befasi në kryeqytet. Të hënën mbrëma, Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 35:29. Ishte kjo ndeshje e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Gjakovarëve u takoi fillimi i ndeshjes. Krijuan epërsi deri në tri gola, kurse në avantazh ishin deri në minutën e 15-të. Më pas Prishtina mori kontrollin në lojë dhe pjesa e parë përfundoi 18:14. Në pjesën e dytë mysafirët më së shumti u afruan në tri gola.
Alot Agon Bajqinovci e Lulzim Shabani ishin më efikasët te Prishtina. Bajqinovci i realizoi 10 gola, ndërsa Shabani 8. Kapiteni Oltion Beshiri shtoi 7 gola. Ardi Halili realizoi 8 gola për Vëllaznimin. 5 i kishte Florian Rexha, ndërsa nga 4 i shënuan Egzon Lluka, Mali Luzha dhe Arbër Neziri.

Prishtina është e treta me 18 pikë. Vëllaznimi renditet i gjashti me 10 pikë.

Lajme tjera