FHK-ja mohon se ka hequr dorë nga garat
Federata e Hendbollit të Kosovës ka pritur me befasi deklaratën e Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia për mundësinë që garat e hendbollit mos të vazhdojnë. FHK-ja ka dorëzuar me kohë planin për kthim të aktiviteteve, duke u bazuar në lehtësimin e masave nga faza e tretë. Skuadrat tona presin që nesër të kthehen […]
EHF-ja njoftohet për vështirësitë e FHK-së dhe klubeve pas pandemisë
Sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci dhe përgjegjësi për projekte me EHF-në, Sherif Xhema e kanë prezantuar Federatën e Hendbollit të Kosovës në një videokonferencë të mbajtur të enjten pasdite. Në videokonferencë morën pjesë edhe drejtuesit e lartë të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), duke përfshirë presidentin Michael Widerer. Morën pjesë gjithashtu zyrtarë të disa federatave […]
Bordi i FHK-së vendos që stinori të vazhdojë gjatë qershorit
Të martën është mbajtur mbledhja e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini. Janë marrë vendime me rëndësi për sportin e hendbollit në vendin tonë. Bordi ka vendosur që kampionati 2019\2020 të vazhdojë, ndërsa janë përcaktuar edhe terminet bazë për përfundim të edicionit. Të kujtojmë që edicioni është ndërprerë […]
Presidenti Saraçini mori pjesë në video-konferencën e radhës së KOK-ut
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini sot ka marrë pjesë në video-konferencën e radhës së Komitetit Olimpik të Kosovës me federatat sportive si dhe me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Departamentin e Sportit. Presidenti i federatës sonë në takim paraqiti qëndrimet parimore se në rend të parë është shëndeti i […]
FHK-ja ka gati planin për vazhdim të kampionatit
Në takimin që të mërkurën është mbajtur me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, Federata e Hendbollit e Kosova ka treguar se ka sajuar planin për rifillimin e garave, me qëllim të përmbylljes së kampionatit. Ministrja Dumoshi ka mbajtur takim me drejtues të federatave sportive dhe të KOK-ut. FHK-ja përmes presidentit Eugen Saraçini […]
Njoma Zogaj promovohet në ekipin e parë dhe është e gatshme të bashkohet me Kosovën
Hendbollistja jonë e re, Njoma Zogaj, do të luaj në edicionin e ardhshëm për ekipin e parë të klubit danez, EH Aalborg. Ajo këtë javë ka nënshkruar kontratën e parë me Aalborgun. Njoma deri më tani ishte pjesë e ekipit të të rejave të këtij klubi, por ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në […]
Leonora Demaj operohet me sukses
Kapitenja e Kosovës, Leonora Demaj është operuar të mërkurën. Ajo ka bërë të ditur se operimi ishte i suksesshëm dhe se tashmë ka nisur fazën e rikuperimit. “Çdo gjë ka shkuar mirë. Tani fillon faza e rikuperimit dhe besoj se çdo gjë do të jetë në rregull”, ka thënë kapitenja jonë. Pritet që ajo të […]
Albana nuk ka ndërprerë stërvitjet, është e gatshme për ndeshje
Albana Arifi ka përfunduar një edicion të suksesshëm në Suedi me skuadrën e saj, Lugi. Skuadra e Albanës ka përfunduar kampionatin 2019\2020 në vendin e katërt, ndërsa hendbollistja jonë ëshë shquar me paraqitje të mira gjatë gjithë edicionit. Ajo në dhjetor ka nënshkruar kontratë të re me Lugin, pas paraqitjeve të mira që kishte. Kampionati […]
Nënshkruhet memorandumi me MKRS-në
Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka nënshkruar të hënën memorandumin e bashkëpunimit me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport. Në emër të FHK-së memorandumin e ka nënshkruar presidenti Eugen Saraçini, ndërsa në emër të MKRS-së, ministrja Vlora Dumoshi. MKRS-ja ka nënshkruar memorandumin edhe me KOK-un dhe me disa federata tjera. Pas nënshkrimit të memorandumit, […]
Letra e Presidentit Eugen Saraçini për komunitetin e hendbollit
Të dashur miq të hendbollit Në këto momente të vështira shoqërore, pas pandemisë së koronavirusit që po përhapet edhe mëtutje në gjithë globin, në emër të Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, të gjithë juve të angazhuar në hendbollin kosovar, ju dëshiroj shëndet dhe lumturi së bashku me familjet e juaja. Në vijim të […]