Ministri Gashi vlerëson të jashtëzakonshëm suksesin e hendbollistëve
Një delegacion i madh i hendbollit kosovar të enjten është pritur nga Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi. Delegacioni i Federatës tonë është përbërë nga presidenti Eugen Saraçini, sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, si dhe lojtarët dhe shtabi teknik i kombëtares U21, që kohë më parë arriti sukses historik duke siguruar pjesëmarrjen në […]
Saraçini për IHF-në: Gjenerata e re bashkohet përmes hendbollit
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), pas ngjarjes shumë të sukseshme, IHF Trophy Intercontinental, që javën e kaluar u zhvillua në Prishtinë. IHF-ja ka shkruar se ishte një rast historik për Kosovën, pasi kombëtarja U21 ka fituar […]
Nuk kanë të ndalur vlerësimet për FHK-në
Në superlativ po vlerësohet organizimi i ngjarjes IHF Trophy Intercontinental nga ana e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Zyrtarët e lartë të IHF-së që gjatë javës së kaluar qëndruan në Kosovë, kanë dhënë notat më të larta për organizimin, pritjen, akomodimin dhe të gjitha gjërat tjera. Edhe delegacionet nga kontinente të ndryshme kanë vlerësuar lart […]
Kosova përballë elitës botërore në “Spanja 2019”
Me suksesin në IHF Trophy Intercontinental, Kombëtarja jonë e juniorëve ka siguruar paraqitjen në kampionatin botëror të juniorëve (U21) që në verë mbahet në Spanjë (16 – 28 korrik). Është hera e parë që një ekip kombëtar i Kosovës do të luajë në garën më të madhe. Në Botëror Kosova është njëra prej 24 kombëtareve […]
Kosova U19 fiton medaljen e bronztë
E diela ka nisur në mënyrën më të mirë për hendbollin kosovar. Kombëtarja U19 e Kosovës e ka fituar medaljen e bronztë në IHF Trophy Intercontinental. Në ndeshjen për vend të tretë Kosova fitoi ndaj Kanadës me rezultat 32:26. Djelmoshat kanë dëshmuar se kanë potencial për të ardhmen dhe kanë mbyllur garën me fitore bindëse. […]
Sot finalja që mund ta bëjë Kosovën U21 pjesë të historisë
Nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, të dielen (sot) zhvillohet finalja e IHF Trophy Interctontinental në grupmoshën e juniorëve (U21). Takohen Kosova me Taipein Kinez. Në kombëtaren tonë janë optimizëm për fitore, por poashtu premtojnë të jenë të përkushtuar maksimalisht, serioz dhe shpresojnë të kenë pëkrahjen e duhur nga tribunat. Dhe me […]
Sot gjysmëfinalet, Kosovës i duhet përkrahja
Pas tri ditëve plot ndeshje në kuadër të fazës grupore, të shtunën (sot) zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental. Gjysmëfinalet luhen në të dy grupmoshat, U21 e U19, kurse ekipet kombëtare të Kosovës janë pjesë e tyre. Djelmoshave tanë u duhet përkrahja e tifozëve për të kaluar në finale. Kombëtarja U21 pret të bëjë […]
Kosova U21 në mënyrë impresive kalon në gjysmëfinale
Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka bërë edhe një hap drejt kualifikimit në botëror. Kombëtarja jonë të premten e ka mposhtur Nigerinë me rezultat bindës, 34:21. Djelmoshat e trajnerit Fatmir Muhaxheri kanë dominuar plotësisht ndaj Nigerisë dhe kanë arritur tjetër fitore bindëse pas asaj ndaj Taipeit Kinez (31:23). Kështu Kosova U21 në gjysmëfinale të […]
Tahirukaj: Jemi të gatshëm që të shfrytëzojmë mundësinë e artë
Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për paraqitje në garën e rëndësishme IHF Trophy Intercontinental. Ndeshjet e para të këtij kampionati që zhvillohet në Prishtinë, janë të mërkurën. Në kuadër të grupit A, Kosova luan me Taipein Kinez, nga ora 15:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. […]
Dalladaku: Të bashkuar drejt kualifikimit në botëror
Kombëtaret U21 dhe U19 të Kosovës në hendboll po vazhdojnë përgatitjet për paraqitje në garën e rëndësishme, IHF Trophy Intercontinental, që prej të mërkurës mbahet në Prishtinë. Dy ditë më parë me kombëtaren e juniorëve (U21) është bashkuar pivoti Blendi Dalladaku që luan për grupmoshat e reja të klubit të njohur francez, Nantes. Dalladaku vlerëson […]