Nënshkruhet memorandumi me MKRS-në

Në foto shihet presidenti i FHK-së Eugen Saraçini dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi duke nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka nënshkruar të hënën memorandumin e bashkëpunimit me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport. Në emër të FHK-së memorandumin e ka nënshkruar presidenti Eugen Saraçini, ndërsa në emër të MKRS-së, ministrja Vlora Dumoshi. MKRS-ja ka nënshkruar memorandumin edhe me KOK-un dhe me disa federata tjera. Pas nënshkrimit të memorandumit, […]

Letra e Presidentit Eugen Saraçini për komunitetin e hendbollit

Në foto shihet presidenti i FHK-së Eugen Saraçini në një konferencë për shtyp.

Të dashur miq të hendbollit Në këto momente të vështira shoqërore, pas pandemisë së koronavirusit që po përhapet edhe mëtutje në gjithë globin, në emër të Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, të gjithë juve të angazhuar në hendbollin kosovar, ju dëshiroj shëndet dhe lumturi së bashku me familjet e juaja. Në vijim të […]

Pezullohen ndeshjet e hendbollit

Federata e Hendbollit të Kosovës, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, ka pezulluar gjithë aktivitetin e hendbollit në vendin tonë. Ky vendim vjen pas situatës së re të krijuar, përkatësisht pas paraqitjes të rasteve të para me koronavirus në Kosovë. Vendimi është në fuqi deri në një vendim tjetër. Qeveria e Kosovës të […]

Jupa e Muratoviq hendbollistë të vitit, Dedaj e Demaj më të mirët e Kombëtares

Të enjten pasdite në Sheshin 21 në Prishtinë është mbajtur manifestimi “Laureatët e Vitit” në të cilin Federata e Hendbollit të Kosovës ka shpallur më të mirët e vitit 2019. Çmimet kryesore janë fituar nga Kastriot Jupa i Besa Famgas dhe Esma Muratoviq e Istogut. Reprezentuesi Jupa është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit […]

Elma Kameri e nderuar që u shpall më e mira

Hendbollistja nga Gjakova, Elma Kameri për herë të dytë rresht është shpallur lojtarja më e mirë e vitit në hendbollin kosovar. Në ceremoninë e mbajtur të hënën, Kameri është shpallur hendbollistja më e mirë për vitin 2018. Kameri luan në pozitën e bekut të majtë, ndërsa ka shkëlqyer gjatë vitit 2018 me petkun e Istogut. […]

Të enjten fillon kampionati evropian i hendbollit

Në Austri, Norvegji e Suedi, të enjten (nesër) fillon kampionati evropian i hendbollit, që përfundon më 26 janar. Në këtë kampionat marrin pjesë 24 ekipe kombëtare. Është ky edicioni i 14-të i kampionatit evropian, kurse për herë të parë organizohet në tri vende të ndryshme. Po ashtu për herë të parë marrin pjesë 24 ekipe […]

Urimi i Presidentit Saraçini me rastin e Vitit të Ri

Në foto shihet Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.

Të nderuar hendbollistë e hendbolldashës, punëtor të hendbollit e anëtar të klubeve të sportit tonë magjik. Po i afrohemi fundit të një viti që për Federatën e Hendbollit të Kosovës ishte historik. Të tillë e bëjnë sukseset që i kemi arritur së bashku gjatë 2019-tës. Jemi në fund të një viti që gjithashtu ishte sfidues […]

Ndërron jetë ikona e hendbollit gjilanas, Agim Shkodra

Në foto shihet Agim Shkodra, hendbollist i njohur gjilanas.

Një prej ikonave të hendbollit gjilanas, Agim Shkodra, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 59 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër. Me ndarjen nga jeta të Agim Shkodrës, klubi i hendbollit Drita nga Gjilani, Federata e Hendbollit të Kosovës dhe hendbolli e sporti kosovar në përgjithësi kanë mbetur pa një prej figurave qe shkruan […]

Fitore të favoritëve në përfundim të stinorit

Me tri ndeshjet e luajtura të dielën ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Në ndeshjet e javës së 14-të, skuadrat favorite kanë shënuar fitore bindëse. Prishtina fitoi ndaj Llapit me 57:28 për të mbetur një hap mbrapa Besa Famgas, kampionit vjeshtor. Besa e ka përfunduar stinorin me 28 pikë, ndërsa […]

Vetëm fitore për Besën, Trepça fiton derbin rivalizues me Vëllaznimin

Kampioni aktual, Besa Famgas e ka fituar bindshëm ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës në hendboll. Besa të shtunën në Pejë fitoi ndaj Drenicës me rezultat 46:24. Kjo ndeshje i takoi javës së 14-të. Besa Famgas i ka fituar të gjitha 14 ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 28 pikë. Drenica […]