Fitore bindëse e juniorëve të Kosovës
Kombëtarja U-21 e Kosovës në hendboll e ka nisur me fitore bindëse paraqitjen në garën IHF Trophy Intercontinental, që të mërkurën filloi në Prishtinë. Juniorët e Kosovës fituan me rezultatin 31:23 ndaj përfaqësueses së Taipeit Kinez. Ndeshja është luajtur pasditën e së mërkurës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, para rreth 500 shikuesve. […]
Kosova shumë e motivuar për ndeshjen me Izraelin
Te kombëtarja e Kosovës në hendboll janë shumë të motivuar dhe optimist për ndeshjen ndaj Izraelit. Ndeshja Kosova – Izraeli zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 19:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ndeshja është e fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”. Kosova kërkon fitoren e parë në kualifikime. “Ishim katër ditë […]
Java e madhe e hendbollit
Në prag të ngjarjeve të mëdha për hendbollin dhe sportin kosovar në përgjithësi, presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini i shoqëruar nga trajnerët Taip Ramadani e Fatmir Muhaxheri të martën kanë mbajtur konferencë për shtyp. Në ditën e mërkurë (nesër) nisin aktivitetet e rëndësishme të hendbollit, që Federatën dhe sportin tonë pritet ta ngritin në nivel dukshëm […]
Kastrioti – Besa Famgas, gjysmëfinalja më interesante
Të martën është tërhequr shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll. Me short është vendosur që në gjysmëfinale te meshkujt të takohen dy skuadrat që po luftojnë për titull. Pra gjysmëfinalja më interesante është ajo në mes të Kastriotit të Ferizajt dhe Besa Famgas të Pejës. Gjysmëfinalja tjetër te hendbollistët është Trepça […]
Kombëtarja U19 synon Trofeun e IHF-së
Sfida shumë të rëndësishme ditëve në vijim e presin edhe kombëtaren U19 të Kosovës në hendboll. Edhe për grupmoshën U19 zhvillohet gara prestigjioze IHF Trophy Intercontinental. Për U19 nuk ka kualifikim për në botëror, por triumfi në IHF Trophy Intercontinental do të ishte sukses jashtëzakonisht i madh për këtë grupmoshë. Kombëtarja U19, njëjtë si ajo […]
U zhvillua edhe ndeshja e dytë stërvitore me Turqinë
Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të shtunën edhe ndeshjen e dytë stërvitore me Turqinë. Ndeshja e dytë është dashur të luhet të dielen, por pas një vendimi të papritur të kombëtares së Turqisë, është luajtur të shtunën në Stamboll. Kombëtarja jonë është duke u përgatitur në Stamboll për ndeshjet kualifikuese me Izraelin […]
Dalladaku: Të bashkuar drejt kualifikimit në botëror
Kombëtaret U21 dhe U19 të Kosovës në hendboll po vazhdojnë përgatitjet për paraqitje në garën e rëndësishme, IHF Trophy Intercontinental, që prej të mërkurës mbahet në Prishtinë. Dy ditë më parë me kombëtaren e juniorëve (U21) është bashkuar pivoti Blendi Dalladaku që luan për grupmoshat e reja të klubit të njohur francez, Nantes. Dalladaku vlerëson […]
Testi i parë me Turqinë – i suksesshëm
Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) po vazhdon në Stamboll përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Izraelit që luhen javën tjetër. Në kuadër të kampit përgatitor, kombëtarja të premten pasdite e ka luajtur ndeshjen e parë stërvitore ndaj Turqisë. Ndeshja ishte një test i suksesshëm, që i ka shërbyer shumë përzgjedhësit Taip Ramadani. Ndeshja përfundoi […]
Ngritje e madhe e kombëtareve U21 e U19
Në prag të paraqitjes në garën e rëndësishme IHF Trophy Intercontinental, hendbollistët e kombëtareve U19 dhe U21 të Kosovës prej të hënës janë vendosur në Prishtinë dhe po stërviten nën mbikqyrjen e shtabit teknik të kombëtares, në krye me përzgjedhësin Taip Ramadani. Gara IHF Trophy mbahet në Prishtinë prej 10 deri më 14 prill, ndërsa […]
Ramadani: Synojmë fitore ndaj Izraelit
Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) të mërkurën (nesër) udhëton për në Stamboll të Turqisë ku do të përgatitet për dy ndeshjet kualifikuese me Izraelin. Në Stamboll, Kosova do t’i luajë dy ndeshje stërvitore me Turqinë. Ndeshjet me Turqinë luhet më 6 e 7 prill e më pas kombëtarja jonë kthehet në Prishtinë ku e […]