Austria, Finlanda, Polonia e Italia në Evropianin në Prishtinë

Federata Evropiane e Hendbollit ka bërë ndarjen e ekipeve kombëtare për Kampionatet Evropiane të grupmoshave që mbahen verën e ardhshme.

Federata e Hendbollit e Kosovës e ka fituar të drejtën e organizimit të njërit kampionat në grupmoshën U19 te hendbollistet. Në Evropianin (Divizioni B ) që mbahet në Prishtinë prej 8 deri më 16 korrik do të jenë nëntë ekipe kombëtare. Disa janë prej vendeve me hendboll shumë të zhvilluar. Kështu që Evropiani në Prishtinë pritet të jetë i fortë dhe interesant.

Austria, Finlanda, Britania e Madhe, Izraeli, Italia, Kosova, Letonia, Polonia e Sllovakia do të garojnë në Prishtinë. Këto kombëtare do të ndahen në dy grupe, ndërsa shorti do të tërhiqet më vonë. Është hera e parë që një Evropian i grupmoshave të reja do të mbahet në vendin tonë dhe kjo konfirmon raportet shumë të mira që Federata jonë i ka me EHF-në.

Sa i takon Kombëtares U17 (hendbollistet), Kosova do të garoi në Evropianin në Turqi. Kundërshtarë të mundshëm të Kosovës janë Austria, Bullgaria, Finlanda, Britania e Madhe, Italia, Letonia, Polonia, Sllovakia e Turqia.

Lajme tjera