Besa Famgas fiton titullin e kampionit te pionierët

Skuadra pejane, Besa Famgas ka shtrirë suksesin edhe në Ligën e Pionierëve. Pasi me ekipin senior ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, Besa Famgas të dielën fitoi edhe titullin e kampionit për grupmoshën e pionierëve. Në finalen e Ligës së Pionierëve, të luajtur të dielën në Pejë, Besa Famgas e mposhti Deçanin me rezultatin 16:12.

Me këtë ndeshje është përmbyllur një garë interesante dhe shumë e fortë në Ligën e Pionierëve. Për disa javë ka pasur ndeshje të forta, ndërsa në skenë kanë dalë shumë hendbollistë të talentuar që janë e ardhmja e sportit tonë.
Olsi Mulaj ishte më efikasi te Besa Famgas në finale. Ai shënoi 6 gola. Ersi Sheqerolli kontribuoi me 4 gola, Dijar Idrizi i kishte 3, Edonis Hajra 2 e Amar Muqolli një gol.

Te Deçani, që po ashtu ka shfaqur vlera dhe ka dëshmuar se ka të ardhme të ndritur, më efikasi ishte Bleron Cacaj me 6 gola. Ardian Bajramaj shënoi 3 gola, Erjol Dautaj 2 e Andi Rexhahmetaj një gol.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Me finalen e Ligës së juniorëve, të luajtur të dielën, ka përfunduar edicioni garues 2020/2021 …

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia …