Istogu e humb ndeshjen e parë në Bjellorusi

Hendbollistet e Istogut nuk kanë mundur të bëjnë shumë në ndeshjen e parë që e luajtën në Bjellorusi. Përkundër angazhimit, kampioni jonë të premten humbi nga Gomeli i Bjellorusisë me rezultat të lartë, 45:13. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:7 për Gomelin. Ndeshja është luajtur në Gomel të Bjellorusisë para rreth 800 shikuesve. Kjo […]

Besa Famgas eliminohet nga Kupa e EHF-së

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas është eliminuar në rrethin e parë të Kupës së EHF-së. Klubi pejan nuk ka pasur fat në short, duke u takuar me skuadrën e madhe zvicerane Pfadi Winterthur, që ka shumë lojtarë cilësorë të huaj e po ashtu reprezentues të Zvicrës dhe të disa vendeve tjera, duke përfshirë edhe Luigj […]

Besa Famgas pëson në ndeshjen e parë

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas e ka humbur ndeshjen e parë të rrethit të parë të Kupës së EHF-së. Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa pësoi nga Pfadi Winterthur me rezultat 33:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:12 për ekipin zviceran. Përkundër angazhimit e dëshirës, në shprehje erdhi cilësia dhe përvoja […]

Kampioni për sukses të ri evropian

Klubi pejan, Besa Famgas në Evropë luan nga viti 2005, ndërsa me suksese më të mëdha ka nisur nga viti 2013. Besa është përballur me skuadra të forta evropiane gjatë viteve të kaluara, por suksesi nuk ka munguar. Një skuadër të fortë do ta ketë përballë edhe në fundjavë, atë nga Zvicra, Pfadi Winterthur. Ndeshjet […]

Vushtrriaset po përgatiten me synim të qartë në mendje

Në foto shihen hendbollistet e skuadrës Vushtrria bashkë me trajnerët e tyre.

Është java e dytë e fazës përgatitore të skuadrës së hendbollit Vushtrria (femrat). Vushtrria në edicionin e kaluar ka rivalizuar Istogun në garën për titull, ndërsa në edicionin e ri synon të fitojë vet trofetë. Vushtrria pasi të fillojë kampionatin mund të vendos edhe për përforcime, por njëherë do të fillojë me fondin që e […]

Kampioni i vendosur për sukses në Evropë

Kampioni i Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është i vendosur për sukses në garat evropiane. Në raundin e parë kualifikues të Kupës së EHF-së, Besa luan me ekipin e madh zviceran, Pfadi Winterthur. Kampionët tanë i presin ndeshje të vështira, por synimet dihen. Dy ndeshjet luhen në “Karagaçi” në Pejë, më 7 e 8 shtator. […]

Përfundon evropiani për Kosovën U19

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) të dielen ka luajtur ndeshjen e fundit në kampionatin evropian, Divizioni B, që u mbajt në Klaipeda të Lituanisë. Kosova të dielen luajti për vendin e shtatë dhe u mposht nga Gjeorgjia me rezultat 29:28. Edhe një herë vajzat tona e lëshuan fitoren nga dora. Pas fillimit më […]

Humbje e ngushtë nga Maqedonia e Veriut, të dielen luajmë me Gjeorgjinë

Epërsia 7:0 nuk doli të jetë e mjaftueshme për Kombëtaren tonë U19 (vajzat), për të fituar ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Në Klaipeda të Lituanisë, të shtunën kombëtarja e Kosovës humbi me rezultat 31:30 në ndeshjen për plasman përfundimtar. Lojtaret tona nisën shumë mirë ndeshjen dhe kishin epërsi prej 7:0 e më pas edhe 9:1. […]

Kombëtarja U19 lëshon fitoren nga dora

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) ka lëshuar rast të mirë për të arritur fitore në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Lituani. Të enjten vajzat tona pësuan nga Ishujt Faroe me rezultat 23:22. Në fund të ndeshjes kombëtarja jonë kishte disa aksione për të barazuar rezultatin e pse jo edhe për […]

Istogu luan me Gomelin bjellorus

Gomeli i Bjellorusisë do të jetë kundërshtari i Istogut në rrethin e parë të Kupës së EHF-së për hendbolliste. Shorti është tërhequr të martën, kurse Istogu për herë të parë do të luajë në Kupën e EHF-së. Istogu në edicionin e fundit ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës dhe kështu pas dy […]