FHK-ja paraqet skuadrat për Evropë

Lojtaret e Istogut festojne gjate lojes

Pas përfundimit me plot sukses të garave të edicionit 2019/2020, Federata e Hendbollit e Kosovës ka prezantuar në Federatën Evropiane të Hendbollit listën e skuadrave që e kanë të drejtën e paraqitjes në kupa evropiane të edicionit të ardhshëm. Lista është përgatitur në bazë të meritave sportive, përkatësisht në bazë të renditjes përfundimtare. Kështu kampionët, […]

FHK-ja mohon se ka hequr dorë nga garat

Një lojtar me top në dorë është heshur lartë për të shënuar ne portë, kundërshtari po tenton ta ndalojë kurse bashkëlojtari po mundohet ta ndihmojë.

Federata e Hendbollit të Kosovës ka pritur me befasi deklaratën e Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia për mundësinë që garat e hendbollit mos të vazhdojnë. FHK-ja ka dorëzuar me kohë planin për kthim të aktiviteteve, duke u bazuar në lehtësimin e masave nga faza e tretë. Skuadrat tona presin që nesër të kthehen […]

Ndryshime në Kupat Evropiane, Kosova me një skuadër në Ligën Evropiane dhe tri skuadra në Kupën Evropiane

Në foto shihet një lojtar duke u munduar të largohet nga bllokimi i lojtarit kundërshtar.

Ndonëse hendbolli evropian është pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, Federata Evropiane e Hendbollit ka nisur përgatitjet për edicionin e ardhshëm, 2020\2021. Janë bërë ndryshime në kupat evropiane për hendbollistë, që vlejnë pikërisht prej edicionit të ardhshëm. EHF-ja ka arritur marrëveshje për të drejtat televizive me “Infront & DAZN” që është e vlefshme prej […]

Ndeshja Elverum – Barça transmetohet në RTV 21 Plus

Në Ligën e Kampionëve vazhdon të tregohet hendboll i nivelit më të lartë. Ndeshje cilësore pritet të jetë edhe ajo që luhet sonte nga ora 19:00 në mes të Elverumit norvegjez dhe gjigantit spanjoll, Barça. Kjo ndeshje i takon xhiros së 11-të të fazës grupore, përkatësisht grupit A. Kjo ndeshje transmetohet direkt në RTV 21 […]

Spanja mbron titullin e Evropës

Spanja ka mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në hendboll. Në finalen dramatike të luajtur të dielën në Stokholm, Spanja e ka mposhtur Kroacinë me rezultat 22:20. Ndeshja finale e Evropianit 2020, është vendosur vetëm në aksionet e fundit. Për Spanjën është titulli i dytë i Evropës. Kampion ishte edhe në vitint 2018. Kroacia mbetet […]

Të enjten fillon kampionati evropian i hendbollit

Në Austri, Norvegji e Suedi, të enjten (nesër) fillon kampionati evropian i hendbollit, që përfundon më 26 janar. Në këtë kampionat marrin pjesë 24 ekipe kombëtare. Është ky edicioni i 14-të i kampionatit evropian, kurse për herë të parë organizohet në tri vende të ndryshme. Po ashtu për herë të parë marrin pjesë 24 ekipe […]

Italia, kundërshtarja e parë e Kosovës

Në foto, moment nga ndeshja miqësore e Kosovës me Kuvajtin

Italia është kundërshtarja e parë e Kosovës në fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2021. Italia e Kosova përballen të premten nga ora 20:00 në palestrën “Pala Tedeschi” në Benevento të Italisë. Në grupin e tretë bëjnë pjesë edhe Rumania e Gjeorgjia që takohen të premten nga ora 18:00. Italia në […]

Liga e Kampionëve vazhdon të transmetohet në TV 21 Plus

Hendbolli elitar evropian vazhdon të transmetohet në TV 21 Plus. Bëhet fjalë për Ligën e Kampionëve për hendbollistë. Të mërkurën (sot) transmetohet ndeshja në mes të Flensburgut dhe Barcelonës. Kjo ndeshje fillon në ora 19:00. Në fundjavë adhuruesit e hendbollit mund të përcjellin edhe tri ndeshje tjera: V. Kielce – Telekom Ves. (e shtunë, 15:00), […]

Kastrioti në Pragë për paraqitje të denja

Hendbollistët e Kastriotit kanë udhëtuar për në Pragë të Çekisë ku të shtunën e të dielen i zhvillojnë dy ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare. Në rrethin e dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup), skuadra ferizajase takohet me Dukla Praha të Çekisë. Dy ndeshjet luhen në sallën “Slavia Praha”, të shtunën dhe të dielen nga ora 18:00. […]

Përfundon aventura evropiane e Istogut

Kampioni i Kosovës, Istogu nuk ia ka dalur të kalojë raundin e parë të Kupës së EHF-së për hendbolliste. Istogu nuk kishte fat në short dhe u takua me skuadrën e madhe nga Bjellorusia, Gomel, që në përbërje ka reprezentuese nga disa vende me hendboll të zhvilluar. Dy ndeshjet u luajtën në Gomel të Bjellorusisë. […]