Edhe një fundjavë shumë e rëndësishme për trajnerët

Një fundjavë shumë të ngjeshur, por edhe shumë të suksesshme kanë patur trajnerët e hendbollit që po ndjekin shkollimin për trajnerë sipas RINCK Konventës. Të shtunën e të dielen në Gjakovë është mbajtur pjesa e tretë e Modulit III, ndërsa në një program shumë voluminoz, janë shtjelluar tema të rëndësishme për punën me hendbollistë. Sllovenja, […]

Në fundjavë vazhdon shkollimi për trajnerë

Të shtunën e të dielen vazhdon shkollimi për trajnerë të hendbollit sipas RINCK Konventës. Në rradhë është pjesa e tretë e Modulit 3, që do të realizohet në Gjakovë. Pjesa teorike do të mbahet në shkollën fillore “Yll Morina”, ka njoftuar Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës. Gjatë dy ditëve trajnerët që po shkollohen, […]

Presidenti Thaçi uron FHK-në për suksesin historik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Federatën e Hendbollit të Kosovës për suksesin historik që e arriti Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll. Kombëtarja U21 me ngadhënjimin në IHF Trophy Intercontinental ka siguruar pjesëmarrjen në kampionatin botëror të juniorëve që mbahet në Spanjë. Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës në sportet […]

Saraçini për IHF-në: Gjenerata e re bashkohet përmes hendbollit

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), pas ngjarjes shumë të sukseshme, IHF Trophy Intercontinental, që javën e kaluar u zhvillua në Prishtinë. IHF-ja ka shkruar se ishte një rast historik për Kosovën, pasi kombëtarja U21 ka fituar […]

Të enjten (nesër) kuvendi i punës

Të enjten (nesër) mbahet kuvendi i punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Kuvendi mbahet nga ora 17:00 në Sheshin 21 në Prishtinë. Rendi i ditës përbëhet nga këto pika:– shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga punimet e kuvendit të kaluar– shqyrtimi dhe aprovimi i raportit të punës së FHK-së mes dy kuvendeve; raporti i […]

Java e madhe e hendbollit

Në foto shihet presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini bashkë me trajnerin, Fatmir Muhaxheri dhe përzgjedhësin e kombëtares sonë, Taip Ramadani.

Në prag të ngjarjeve të mëdha për hendbollin dhe sportin kosovar në përgjithësi, presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini  i shoqëruar nga trajnerët Taip Ramadani e Fatmir Muhaxheri të martën kanë mbajtur konferencë për shtyp. Në ditën e mërkurë (nesër) nisin aktivitetet e rëndësishme të hendbollit, që Federatën dhe sportin tonë pritet ta ngritin në nivel dukshëm […]

Të martën shorti i gjysmëfinales së Kupës

Të martën bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në hendboll. Shorti tërhiqet për të dy konkurrencat. Tërheqja e shortit bëhet prej orës 12:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Tahirukaj: Jemi të gatshëm që të shfrytëzojmë mundësinë e artë

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për paraqitje në garën e rëndësishme IHF Trophy Intercontinental. Ndeshjet e para të këtij kampionati që zhvillohet në Prishtinë, janë të mërkurën. Në kuadër të grupit A, Kosova luan me Taipein Kinez, nga ora 15:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. […]

U zhvillua edhe ndeshja e dytë stërvitore me Turqinë

Në foto shihen hendbollistët e kombëtares sonë bashkë me trajnerët e tyre.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të shtunën edhe ndeshjen e dytë stërvitore me Turqinë. Ndeshja e dytë është dashur të luhet të dielen, por pas një vendimi të papritur të kombëtares së Turqisë, është luajtur të shtunën në Stamboll. Kombëtarja jonë është duke u përgatitur në Stamboll për ndeshjet kualifikuese me Izraelin […]

Dalladaku: Të bashkuar drejt kualifikimit në botëror

Kombëtaret U21 dhe U19 të Kosovës në hendboll po vazhdojnë përgatitjet për paraqitje në garën e rëndësishme, IHF Trophy Intercontinental, që prej të mërkurës mbahet në Prishtinë. Dy ditë më parë me kombëtaren e juniorëve (U21) është bashkuar pivoti Blendi Dalladaku që luan për grupmoshat e reja të klubit të njohur francez, Nantes. Dalladaku vlerëson […]