Të martën Istogu mëson kundërshtarin e radhës

Klubi i hendbollit Istogu të martën (nesër) mëson kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane.Shorti i raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste tërhiqet nga ora 11:00 në Vjenë.Në raundin e tretë paraqiten 32 skuadra, ndërsa ndeshjet do të luhen muajin e ardhshëm.Në garë janë ende dy kampionët e fundit të Kupës Evropiane, […]
Sukses i madh për Istogun

Istogu është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Te ky sukses i madh skuadra istogase arriti me fitoren 29:27 ndaj skuadrës portugeze, 1Maio/Ada. Fitoren për kualifikim, Istogu e arriti të dielën në Pejë, me kthesën e madhe të bërë në pjesën e dytë.Pas pjesës së parë portugezet ishin në epërsi 14:13. […]
Ferizaj nuk ia del ndaj Maccabit

Ndonëse janë angazhuar maksimalisht, hendbollistet e Ferizajt janë ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane. Të dielën Ferizaj e luajti ndeshjen e dytë me skuadrën izraelit Maccabi Arazim Ramat gan. Skuadra izraelite fitoi në “Bill Clinton” me rezultat 33:24. Dallimi i madh në rezultat u bë në minutat e fundit. Pjesa e parë përfundoi […]
Ferizaj pëson për dy gola, rastin e kërkon të dielën

Ferizaj ka luajtur ndeshje shumë të fortë me izraelitet e Maccabi Arazim Ramat gan. Megjithatë disa vendime jo të duhura në minutat e fundit i kushtuan me humbje.Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, Ferizaj pësoi me rezultat 26:24. Ishte ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane. Ndeshja e dytë është të […]
Ferizaj në kërkim të suksesit të parë evropian

I themeluar në vitin 2018, klubi i hendbollit Ferizaj për herë të katërt paraqitet në gara evropiane. Por për herë të para ferizajaset do të luajnë ndeshje evropiane para tifozëve të tyre.Në tri paraqitjet e deritashme Ferizajt i ka munguar suksesi. Ka vetëm humbje në kuadër të Kupës Evropiane. Të gjitha gjashtë ndeshjet i ka […]
Istogu për herë të shtatë në gara evropiane

Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, për herë të shtatë rresht do të paraqitet në gara evropiane.Istogaset në kompeticionet kontinentale kanë debutuar në edicionin 2017/18, atëbotë në Challenge Cup.Në edicionin 2018/19 të Challenge Cup, kaluan me sukses kundërshtarin e parë, skuadrën italiane Cassano Magnago.Në edicionin 2020/2021 të Kupës Evropiane, Istogu fillimisht e eliminoi Vushtrrinë. Më […]
Katër ndeshje evropiane në fundjavë

Plot katër ndeshje të Kupave Evropiane do të luhen në fundjavë në vendin tonë. Bëhet fjalë për ndeshje të raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste.Kampioni në fuqi, Istogu, do të përballet me skuadrën nga Portugalia, SIR 1Maio/Ada CJB. Të dy ndeshjet luhen në palestrën “Karagaçi” në Pejë, për shkak të […]
Trepça me Vogoshçën e Bosnjë-Hercegovinës

Trepça do të takohet me skuadër boshnjake në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Shorti i tërhequr të martën ka përcaktuar që skuadra mitrovicase të përballet me Vogoshçan. Trepça si fituese e Kupës së Kosovës starton prej raundit të dytë të EHF European Cup. Ndeshja e parë luhet në Mitrovicë më 14 apo […]
Besa Famgas me Beshiktashin apo Donbasin

Besa Famgas duhet të pres për ta mësuar kundërshtarin në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Kampionia e Kosovës do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Beshiktashit të Turqisë dhe Donbasit të Ukrainës.Beshiktashi e Donbasi takohen në raundin e parë të Kupës Evropiane. Skuadra që fiton pas dy ndeshjeve, do të përballet […]
KHF Ferizaj luan në Izrael

KHF Ferizaj do të udhëtojë në Izrael për ndeshjen në Kupën Evropiane. Shorti i tërhequr të martën në Vjenë ka përcaktuar që skuadra kosovare e hendbollisteve të takohet me Maccabi Arazim Ramat Gan. Ferizaj starton prej raundit të dytë të Kupës Evropiane, që është niveli i tretë i garave kontinentale. Ndeshja e parë luhet në […]