Kastrioti me Graçanicën e Bosnjë-Hercegovinës

Kastrioti i Ferizajt ka mësuar kundërshtarin e parë evropian për edicionin 2022/2023.Në raundin e parë të Kupës Evropiane, ferizajasit takohen me klubin nga Bosnjë-Hercegovina, Graçanica. Shorti është tërhequr të martën. Kastriotin e presin dy sfida serioze në tentim për të kaluar në raundin e dytë të Kupës Evropiane. Në ndeshjen e parë Kastrioti është vendas.Ndeshjet […]

Kastrioti në raundin e parë, Besa Famgas e Rahoveci në të dytin

Tri skuadra kosovare të hendbollistëve do të garojnë në Kupën Evropiane në edicionin 2022/2023. Kampioni, Besa Famgas, dhe Rahoveci startojnë prej raundit të dytë. Ndërsa Kastrioti i Ferizajt starton prej raundit të parë. Kastrioti është bartës në shortin për raundin e parë, që tërhiqet më 19 korrik. Ndeshjet e raundit të parë luhen më 10/11 […]

Istogu e Ferizaj në Kupën Evropiane

Federata e Hendbollit e Kosovës do t’i ketë dy skuadra në edicionin 2022/2023 të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave. Kupa Evropiane (EHF European Cup), është niveli i tretë kontinental, pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës Evropiane. Në mesin e 59 skuadrave që do të garojnë në Kupën Evropiane janë edhe kampioni i Kosovës, Istogu […]

Barça shkruan histori, fiton edhe një Champions

Barcelona ka shkruar histori duke u bërë ekipi i parë që fiton dy tituj rresht të Ligës së Kampionëve në Koln. Të dielën në finale, Barcelona e mposhti Kielcen e Polonisë. Ndeshja shkoi në penallti dhe kjo dëshmon se sa interesante ishte. 28:28 përfundoi koha e rregullt, ndërsa pas vazhdimeve rezultati ishte 32:32.Gonzalo Perez de […]

Barça në finale të Championsit

Aleix Gomez ishte i pandalshëm në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Final 4 të Ligës së Kampionëve në hendboll. Ai e udhëhoqi Barcelonën drejt fitores 34:30 ndaj skuadrës gjermane, Kiel. Gomez i realizoi plot 12 gola në ndeshjen e luajtur të shtunën mbrëma në Lanxess Arena në Koln, në praninë e 19 mijë e 250 […]

Kielce, finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

Një ndeshje shumë interesante kanë zhvilluar Telekom Veszprem (Hungari) dhe Lomza Vive Kielce (Poloni) në gjysmëfinalen e parë të FINAL 4 të Ligës së Kampionëve në hendboll. Fitore shënoi Kielce me rezultatin 37:35. Madje te fitorja dhe vendi në finale, Kielce arriti me përmbysje të rezultatit. Pas pjesës së parë Veszpremi ishte në epërsi me […]

Muqolli: Besa dha leksion me lojë të mirë

Te Besa Famgas vlerësojnë paraqitjen që kishin të dielën mbrëma në Rumani në ndeshjen ndaj Potaissa Turdas. Besa Famgas humbi me 29:26 dhe kështu nuk mundi të avancojë përtej raundit të tretë të Kupës Evropiane. Besa në Pejë kishte fituar me rezultatin 30:28.Turda është skuadër e suksesshme evropiane, ndërsa ndaj saj kampionia jonë shfaqi vlera […]

Besa eliminohet përkundër lojës së madhe në Rumani

Besa Famgas ka shfaqur ndeshje të madhe në Rumani, por megjithatë është mposhtur nga Potaissa Turda.Skuadra e madhe rumune fitoi 29:26 dhe kështu avancoi në Kupën Evropiane. Besa ndeshjen e parë të luajtur në Pejë e fitoi me dy gola dallim. Pejanët të dielën e hapën më mirë ndeshjen dhe krijuan epërsi bindëse. Por lojtarët […]

Gjuka: Në Turda për ta mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë

“Udhëtimi ishte i gjatë dhe i mundimshëm. Por kjo nuk do të na pengojë që të japim maksimumin nesër në ndeshje. Gjatë tërë javës kemi analizuar ndeshjen që e kemi zhvilluar në Pejë dhe kemi parë shumë gabime që i kemi bërë. Kemi punuar që këto gabime t’i përmirësojmë në ndeshjen e kthimit. Nesër do […]

Pas një udhëtimi të gjatë, Besa Famgas vendoset në Turda të Rumanisë

Pas një udhëtimi prej 36 orësh, skuadra pejane e hendbollit, Besa Famgas, është vendosur në Turda të Rumanisë.Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, të dielën prej orës 17:00 përballet me skuadrën e madhe rumune, Potaissa Turda, në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të Kupës Evropiane. Ndeshjen e parë, të luajtur të dielën e kaluar […]